Vetëm tre ditë pasi deklaroi nga një zonë e çmilitarizuar në territorin midis dy Koreve se durimi strategjik me Korenë e Veriut kishte mbaruar, zëvendëspresidenti amerikan ka premtuar kundërpërgjigje efektive dhe dërrmuese ndaj Phenianit.
Paralajmërimi më i fundit nga Mike Pence ka ardhur nga kuverta e një aeroplanmbajtëse amerikane të ankoruar në Jokosuka të Japonisë.
“Koreja e Veriut është kërcënimi më i rrezikshëm dhe më urgjent për paqen dhe sigurinë në Paqësorin aziatik,” tha ai para ushtarakëve amerikanë e japonezë.
Mike Pence e nisi të dielën vizitën në Azi nga Koreja e Jugut, me synimin për t’i garantuar aleatët rajonalë për mbështetjen amerikane teksa koreanoveriorët as kanë në plan ta ndalojnë programin e tyre raketor.
Një zyrtar i lartë i Phenianit do të paralajmëronte më herët për luftë të përgjithshme nëse amerikanët ndërmerrnin veprime kundër Koresë së Veriut. /tesheshi.com/