Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Beteja e çuditshme: në fushatë Basha dërrmon LSI-në, tek vetingu Meta bën aleancë me Berishën kundër “listës së zezë” të OMN

by te Sheshi
02/06/2017
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
Beteja e çuditshme: në fushatë Basha dërrmon LSI-në, tek vetingu Meta bën aleancë me Berishën kundër “listës së zezë” të OMN

Në kulmin e fushatës për zgjedhjet parlamentare, një betejë tjetër po zhvillohet në sfond: ajo e vetingut.

E lënë jashtë vëmendjes së mediave që po gjejnë ushqim nga batutat dhe suprizat e një fushate të padëgjuar më parë, ku partia e Ilir Metës po merr goditje “të djathta” nga një “boksier” që nuk ia merrte mendja, pra Lulzim Basha, tryeza e vetingut në komisionin e posaçëm parlamentar ka rreshtuar hapur forcat në fushë: PS kundër LSI+PD.

E thënë më shkoqur, Luan Rama, numri dy i LSI-së, besnik i fortë i Ilir Metës, është bërë bashkë me tre njerëz të afërt të Sali Berishës: Flamur Nokën, Fatmir Mediun dhe Oert Bylykbashin.

Kjo aleancë duket si diametralisht e kundër me atë që po ndodh në fushatë, ku Lulzim Basha edhe sot u kërkoi votuesve në Pogradec që t’i hedhin në gjol votat e LSI-së, pasi ajo nuk do të vijë në qeveri.

Por ç’po ndodh në sallën e vetingut?!

Ka pasur dy zhvillime: nga njëra anë amerikanët e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, të cilët janë 4 prokurorë të njohur federalë, kanë vendosur në “listë të zezë” disa gjyqtarë të afërt me ish-kryeministrin Sali Berisha, ndërkohë që Flamur Noka dhe Luan Rama i janë vërvitur ish-kryeprokurores Ina Rama, duke u munduar t’i gjejnë problem në karrierën e saj.

Një debat ndërmjet ironisë dhe sarkazmës është zhvilluar ndërmjet Flamur Nokës dhe Ina Ramës, ku ish-ministri i Brendshëm e akuzoi ish-Prokuroren e Përgjithshme se nuk ka shkarkuar prokurorët e akuzuar nga Ministria e Drejtësisë.

Ndërkohë Ina Rama i është përgjigjur se prokurorët e akuzuar për korrupsion, pasi u shkarkuan nga ajo u rikthyen përmes gjykatës.

PD nga ana e saj po përpiqet që të rrëzojë kandidatët e komisioneve të vetingut që ajo i shikon si të papërshtatshëm.

Por ndërkombëtarët e OMN-së nuk i kanë dhënë shumë zgjidhje; kanë dërguar në komisionet parlamentare juristë që nuk shikohen me sy të mirë nga njerëzit e Berishës dhe ata nuk kanë shumë alternativa.

Procesi i verifikimit dhe filtrimit të kandidatëve, të cilët kanë aplikuar për dy organet e vetingut që do të marrin në sitë të gjithë prokurorët e gjyqtarët, pra komisionin e vetingut dhe Kolegjin e Apelimit, ka hyrë në një fazë vendimtare, atë të votimit të kandidatëve për miratim në Parlament.

Pikërisht në këtë fazë, njerëzit e Berishës të mbështetur edhe nga Luan Rama i LSI-së, ka nisur një ofensivë të re sulmesh në adresë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit dhe Avokatit të Popullit, dy institucionet e para që bënë edhe seleksionimin e parë të kandidatëve.

Sipas tyre, 68 kandidatët që kanë marrë miratimin e OMN janë lista e Edi Ramës, ndërsa kërkuan kualifikimin e disa kandidatëve të përfshirë në listën e zezë, kërkesë kjo që u hodh poshtë nga socialistët.

Noka, Mediu, Bylykbashi dhe Luan Rama këmbëngulën tek “lista e zezë” me kandidatët e skulifikuar, të cilat sipas tyre përmban aplikantë të aftë për të bërë vetingun e 800 gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Mirëpo për ndërkombëtarët ky është kapitull i mbyllur.

Ekspertët e ONM, për çdo kandidat, në përgjigjen e skualifikimit, kanë shënuar arsyet, duke përfshirë, sipas rastit, edhe lidhjet politike me ish-pushtetin e kontrolliuar nga Partia Demokratike, sidomos në drejtësi.

Nga 125 kandidatë të skualifikuar nga Avokati i Popullit se nuk përmbushin kriteret formale si të përfshirë në listën e zezë të ONM, janë edhe disa këshilltarë të ish-ministrave të Sali Berishës. Konkretisht, në listën e të përjashtuarave, është përshirë Ermonela Xhafa, e cila rezulton që të ketë qenë këshilltare e ministrit të Drejtësisë në vitin 2013, pra e Eduard Halimit. Po ashtu, është përjashtuar Klejda Ngjela, këshilltare e ministrit të Punës së Çështjeve Sociale në vitet 2005-2010, si dhe Kostandin Kazanxhi, i cili ka qenë këshilltar ligjor i ish-ministrit të Financave Ridvan Bode në vitin 2008.

Në listën e të përjashtuarve është përfshirë edhe Shaqir Hasani, aktualisht këshilltar i Presidentit Bujar Nishani. Hasani është konsideruar nga Avokati i Popullit si kandidat politik, ndonëse ai pretendon se Presidenca është e pavarur. Në listën e zezë është futur edhe Krenar Ahmeti, ish-funksionari i lartë i Policisë së Shtetit gjatë pushtetit të PD, i cili ka pasur disa incidente me funksionarë të PS, kur kjo e fundit ishte në opozitë.

Ahmeti është përjashtuar nga ONM për sjellje kriminale, por ai ka deklaruar se është rehabilituar dhe se nuk ka asnjë pengesë ligjore për të kandiduar.

“Lista e Zezë”

Ermonela Xhafa, këshilltare e ministrit të Drejtësisë në vitin 2013.

Klejda Ngjela, këshilltare e ministrit të Punës së Çështjeve Sociale 2005-2010.

Kostandin Kazanxhi, këshilltar ligjor i ish-ministrit Ridvan Bode në vitin 2008.

Shaqir Hasani, këshilltar i Presidentit Nishani, i konsideruar nga Avokati i Popullit si politik.

Krenar Ahmeti, ish-funksionari i lartë i Policisë së Shtetit gjatë pushtetit të PD. /tesheshi.com/

Related Posts

Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri
Politikë

Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

13/05/2025
Berisha “harron” votën e diasporës
Politikë

Berisha “harron” votën e diasporës

13/05/2025
Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura
Kryesore

Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

13/05/2025
Next Post
Lunaçek e nervozuar me partitë kosovare: Mos premtoni mjaltë e sheqer apo parajsa

Lunaçek e nervozuar me partitë kosovare: Mos premtoni mjaltë e sheqer apo parajsa

Ujë i ngrohtë me limon: përshpejton metabolizmin dhe ju shpëton nga kilet e tepërta

Ujë i ngrohtë me limon: përshpejton metabolizmin dhe ju shpëton nga kilet e tepërta

Pacolli thotë se me LDK-në do të punojnë me profesionalizëm, por dikur thoshte se Isa s’ka lidhje me qeverisje

Pacolli thotë se me LDK-në do të punojnë me profesionalizëm, por dikur thoshte se Isa s’ka lidhje me qeverisje

TË FUNDIT

  • Të fundit
Shuhet një majtist me nam

Shuhet një majtist me nam

13/05/2025
Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

13/05/2025
Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

13/05/2025
Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët

Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët

13/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni