Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

“Beteja e Algjerit”: rrëfimi sesa shpejt, shoqëria mund të rrëshqasë në kaos

by te Sheshi
14/06/2017
in Artikuj të përzgjedhur, Kryesore, Kulturë
Reading Time: 4 mins read
A A
“Beteja e Algjerit”: rrëfimi sesa shpejt, shoqëria mund të rrëshqasë në kaos
13
SHARES

Filmi i 50 vjetëve më parë vjen edhe sot  freskët e me plot mesazhe për kohën tonë.

Në një mbrëmje të ngrohtë në një qytet bregdetar francez, kalimtarë të veshur shkujdesur ecnin ngjitur e ngjitur përgjatë shëtitores elegante, duke mbushur edhe baret e restorantet. Papritur një ambulancë shpejton pranë, sirena e saj mbyt gjithë bisedat. Dyert e pasme hapen dhe një objekt i bardhë hidhet në rrugë. Eshtë kufoma e një doktori që është qëlluar me thikë. Ata që ndodhen në ambulancë më pas nisin të qëllojnë mbi turmën, përpara se të përplasen me shpejtësi maksimale drejt një grupi njerëzish në stacionin e autobuzit.

Skena, trishtueshëm e ngjashme me sulmin terrorist në Nisë, verën e kaluar, është hapja e filmit “Beteja e Algjerit”, nga Gillo Pontecorvo. Shfaqur fillimisht 50 vjet më parë, ai rrëfen episodin qendror të luftës guerrile tetëvjeçare të zhvilluar nga luftëtarët e rezistencës së Frontit të Çlirimit Kombëtar të Algjerisë, kundër regjimit kolonial francez.

Ajo që nisi si një kryengritje amatore nga disa të rinj të papunë, shpërtheu në një luftë urbane në shkallë të gjerë.

Administrata franceze dërgoi ushtrinë për të qetësuar trazirat, por ia del vetëm që ta bëjë edhe më keq situatën: bombat shpërthejnë nëpër bare, terroristë të dyshuar rrethohen nga policia, torturohen e njerëz të pafajshëm qëllohen rrugëve.

Pasi rrafshuan pjesë të mëdha të qytetit dhe u armiqësuan edhe me algjerianët më pak të politizuar, ushtria franceze triumfon – por fitorja e tyre është sipërfaqësore. Brenda dy vjetësh, francezët detyrohen të ikin nga Algjeria.

“Beteja e Algjerit” që akademiku dhe kritiku Edward Said e përshkruan si një nga filmat më të rëndësishëm politikë që janë realizuar ndonjëherë, u prit me kundërshti që ditën e parë që u shfaq. Me një stil që imiton dokumentarët dhe me përshkrim të sinqertë të taktikave guerrile, filmi mund të jetë pothuajse një manual për terroristët potencialë.

E në të vërtetë, banda e Baader-Meinhof raportohet se ishin fansa të çmendur të filmit. Prodhimi pati episodin e famës kur u ndalua nga qeveria franceze. Në vitin 1966, vendi ishte ende duke u përpjekur të pranonte tërheqjen nga Algjeria katër vjet më herët dhe autoritetet shqetësoheshin se filmi – që kishte mbështetjen e qeverisë algjeriane dhe mbante dukshëm anën e palës algjeriane në këtë histori –do të frymëzonte shpërthim të dhunës revanshiste. Grupe të së djathtës ekstreme ishin të gjitha shumë të përgatitura të hidhnin njerëz në erë në shenjë hakmarrje për atë që ata e quanin tradhëti të Algjerisë franceze dhe 1 milionë europianëve të vendosur atje, pjesa më e madhe e të cilëve u larguan drejt Francës pas pavarësimit të vendit.

Katër dekada më pas, filmi do të bëhej famëkeq për një arsye të ndryshme. Shpejt, pas pushtimit të Irakut nga koalicioni i drejtuar prej amerikanëve në vitin 2003, Pentagoni  mbajti një takim special ku shfaqi filmin për oficerët dhe ekspertët ushtarakë, me gjasa që ata të mësonin nga gabimet e bëra prej ushtrisë franceze. Filmi, sipas shpjegimit të organizatorëve të shfaqjes, tregonte sesi një vend “mund të fitonte një betejë kundër terrorizmit dhe të humbte në luftën e ideve”.

Nuk do të ishte dinjitoze që kundërshtitë e lidhura me “Betejën e Algjerit” të errësonin arritjet e tij. Në ndryshim nga filma të tjerë politikë të kohës, ai nuk është vjetëruar aspak. Nga kolona zanore e Ennio Morricone-s, një kadencë hapash dhe tinguj pianoje e gjëmime daullesh deri tek skenari që të mbetet në mendje, në film ndjehet freski.

Edhe një shenjë dalluese, të gjithë aktorët përveç njërit prej tyre Jean Martin që luan rolin e komandantit para-ushtarak, kolonelit Methju, ishin amatorë. Megjithatë asgjë nuk shfaqet e sikletshme apo e sajuar. Dialogu është në minimum dhe një zë mbulues mbi pamjet i stilit dokumentar, mbush gjithë boshllëqet në narrativë.

Filmime që të sjellin marrje-mendsh nëpër rrugica të ngushta dhe të pjerrëta, ndjekja e aksioneve të para-ushtarakëve francezë që “gjuajnë” adoleshentët guerrilas në një lojë të përgjakshme si macja me miun. Skenat e brendshme janë të mbingarkuara, që shtojnë ndjesinë e klaustrofobisë. Filmi ka aq shumë mbajtje fryme sa i bën filmat moderne të çalojnë.

Filmi i Pontecorvo-s mund të ishte shndërruar në një shenjtërim të thjeshtëzuar të betejës algjeriane për Pavarësi, megjithatë askush nuk u nda mirë me të. Dhuna e ndërmarrë nga anëtarët e Frontit Algjerian është tmerruese: policë që ekzekutohen rastësisht mbi dysheme të boshatisura dhe bashkëpunëtorë që vriten me gjakftohtësi. Të dyja palët bëjnë përpjekje të përsëritura për të justifikuar veprimet e tyre, shpesh me një elokuencë të frikshme racionale: “A duhet të qëndrojnë francezët në Algjeri”, pyet kolonel Methju në një konferencë shtypi, duke u përpjekur të justifikojë torturën. “Nëse përgjigjeni po atëherë duhet të pranoni gjithë pasojat e domosdoshme”. Megjithatë egërsia e sulmeve të tyre, e trupave para-ushtarake i bën të pabesueshme pretendimet  po aq të rreme sa edhe muret brenda të cilëve fshihen luftëtarët e frontit Algjerian nga ushtria Franceze.

Mesazhi është i qartë: asnjë arsyetim, sado i kulluar, nuk mund të shpjegojë një dhunë kaq brutale.  Pontecorvo ishte mjaft i vetëdijshëm për rreziqet e ideologjisë. Lindur në një familje të pasur italo-hebreje, ai u detyrua të largohej në azil dhe më pas të jetonte i fshehur për pjesën më të madhe të luftës së dytë botërore. Një marksist gjatë tërë jetës, edhe vetë kishte qenë i përfshirë në lëvizje klandestine në ditët e fundit të republikës së Musolinit, por u largua nga partia Komuniste pas pushtimit sovjetik të Hungarisë.

Shtypja e dhunshme e kryengritjes donte të thoshte për të se nuk mund të pranonte verbërisht këmbënguljen e partisë se BRSS ishte model i socializmit. Më shumë sesa glorifikim i betejës për pavarësi, filmi i tij është një studim i ri, i  paanshëm sesi radikalizohen njerëzit, sesi dhuna ushqen dhunën dhe sesa lehtësisht shoqëria mund të rrëshqasë në kaos.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan
Kryesore

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

05/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Kryesore

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!
Ekonomi

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Next Post
Ambasadori Delawie takon krerët e Vetëvedosje-s: mos SHBA do Albin Kurtin për kryeministër?

Ambasadori Delawie takon krerët e Vetëvedosje-s: mos SHBA do Albin Kurtin për kryeministër?

Iftari si shkak, partia e Gruevskit njeh Talat Xhaferin si kryeparlamentar

Iftari si shkak, partia e Gruevskit njeh Talat Xhaferin si kryeparlamentar

Sekretari amerikan i Shtetit: problematike vënia në listë të zezë e Vëllazërisë Muslimane

Sekretari amerikan i Shtetit: problematike vënia në listë të zezë e Vëllazërisë Muslimane

TË FUNDIT

  • Të fundit
Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

05/07/2025
Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

05/07/2025
Turqi: zjarre në perëndim, borë në verilindje

Turqi: zjarre në perëndim, borë në verilindje

05/07/2025
Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

05/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni