Arabët që jetojnë dhe punojnë në kryeqytetin gjerman së shpejti do të kenë një stacion radio në gjuhën e tyre, raporton agjensia e lajmeve DPA.
Pjesa më e madhe e programit të Radio Arabia do të jetë në arabisht dhe do të merret me kulturë, lajme, argëtime, sporte dhe jetën e përditshme në Berlin – raportoi Këshilli për Media për rajonin e Berlinit dhe Brandenburgut.
Stacioni gjithashtu do të transmetojë muzikë popullore dhe moderne arabe.
“Përveç stacioneve franceze, ruse, turke, britanike dhe amerikane, tani do të ketë një për arabët”, tha drejtuesi i MABB (Këshilli për Media), Hansjuergen Rosenbauer. /tesheshi.com/