Shteti federal gjerman i Berlinit do të lejojë femrat edukatore muslimane të mbajnë shaminë, konfirmuan autoritetet të mërkurën, raporton Anadolia.
Mbajtja e shamive dhe simboleve fetare në përgjithësi do të lejohet nga edukatoret femra dhe mund të kufizohet vetëm në raste individuale nëse përbën një kërcënim për paqen e shkollës, sipas një letre zyrtare drejtuar drejtorëve të shkollave nga Departamenti i Arsimit të Berlinit.
Ndalimi i simboleve fetare
Sipas aktit të neutralitetit të Berlinit, i cili i ndalon nëpunësit civilë të veshin veshje dhe simbole fetare, edukatorëve të qytetit u është ndaluar të mbajnë shami që nga viti 2005.
Megjithatë, disa vendime gjyqësore në vitet e fundit kanë theksuar se ndalimi i plotë i shamisë përbën diskriminim dhe cenon liritë fetare të garantuara me kushtetutë.
Departamenti i Arsimit, Rinisë dhe Familjes së Senatit ka njoftuar drejtorët e shkollave se duhet të respektojnë vendimet e fundit të gjykatës. /tesheshi.com/