Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Berlin 1878: Kongresi i plagëve shqiptare

Pasojat që vuan dhe sot rajoni nga vendimmarrjet e para dy shekujve

by te Sheshi
03/01/2022
in Kryesore, Kujtesë
Reading Time: 5 mins read
A A
Berlin 1878: Kongresi i plagëve shqiptare
12
SHARES

Kongresi i Berlinit është një traktat paqeje i nënshkruar në Berlin më 13 korrik 1878 midis Perandorisë Osmane, Perandorisë Ruse, Britanisë së Madhe, Perandorisë Gjermane, Perandorisë Austro-Hungareze, Mbretërisë së Italisë dhe Francës.

Arsyet dhe forma e këtij kongresi ishte situata e krijuar pas Luftës së Perandorisë Osmane dhe Rusisë në vitin 1877- 1878 me nënshkimin e Traktatit të Shën Stefanit midis dy fuqive më datë 3 mars 1878.

Kushtet e këtij traktati ishin jashtëzakonisht të rënda për Perandorinë Osmane dhe e bënë Rusinë fuqinë e vetme në Gadishullin Ballkanik, e cila u ndihmua nga ish-territoret e Perandorisë Osmane të banuara me popullsi kryesisht sllavo-ortodokse.

Lufta mes Perandorisë Osmane dhe Rusisë, përplasja në fermën Ivanovo, 2 tetor 1877

Megjithatë, traktati ishte mjaft i rëndë ku solli edhe fillimin e shembjes së Perandorisë Osmane, Sulltan Abdulhamid II po kërkonte gjithashtu një ilaç për të zbutur situatën duke përdorur shtetet evropiane për të frenuar zgjerimin e Rusisë.

Kjo situatë e krijuar po shqetësonte shtete e fuqishme evropiane ku Perandoria Ruse filloj dominimin në këtë pjesë të Europës.

I shqetësuar ishte edhe Sulltan Abdulhamidi i II, i cili me të gjitha mjetet u mundua që t’i inkuadrojë edhe fuqitë evropiane kundër Perandorisë Ruse, veçanarisht Britaninë e Madhe. Si rezultat i provokimit, Britania besonte se Rusia do të kërcënonte interesat britanike në Lindjen e Mesme, duke zbritur në dete të ngrohta dhe duke filluar të mbizotëronte me një konkurrencë të fortë.

Rusia, e cila nuk mund të rrezikonte një luftë të re si rezultat i presionit të fortë që ushtrohej mbi të nga shtetet e tjera evropiane, ra dakord për rishqyrtimin e Traktatit të Shën Stefanit.

Ndërsa Perandoria Osmane ishte humbëse e luftës dhe duhej të pajtohej me kushtet të cilat do të vendoseshin në këtë kongres, ishte e vetëdijshme se popullata e mbetur jashtë juridiksionit të saj do të përndiqej dhe do të robërohej (sidomos ajo muslimane),

Otto von Bismarck

sepse ata kishin qenë edhe bashkëadministratorë të atyre viseve me shekuj të tërë.

Nga kjo erdhi nevoja urgjente për stabilizimin dhe riorganizimin e vendeve ballkanike dhe ngritjen e kombeve të reja.

Më 13 qershor 1878, Kongresi i Berlinit u mblodh nën kryesimin e kancelarit perandorak gjerman Princit Otto von Bismark, ndërsa përfaqësues nga Perandorisë Osmane ishte Ministri i Punëve Publike Aleksandro Karatodori Pasha, Müşir Mehmet Ali Pasha dhe ambasadori në Berlin, Sadullah Beu.

Aleksandro Karatodori Pasha

Ndërsa shtetet tjera u përfaqësuan nga kryeministrat dhe ministrat e tyre të jashtëm.

Kongresi mori përsipër të rregullonte kufijtë e Ballkani për të minimizuar rreziqet e një lufte të madhe, duke pranuar njëkohësisht fuqinë e reduktuar të Perandorisë Osmane dhe për të balancuar – përshtatur interesat e dallueshme në mes të fuqive të mëdha.

Si rezultat, prania e shtrirjes së Perandorisë Osmane në Evropë ra ndjeshëm; Bullgaria u krijua si një principatë e pavarur brenda Perandorisë Osmane, por nuk i’u lejua të administronte të gjithë territorin e saj të mëparshëm, duke mbetur Rumelia Lindore nën administrimin e posaçëm osman; ndërsa vilajetet shqiptare dhe Maqedonia ngeli plotësisht nën administrimin osman, të cilët premtuan reforma të thella. Rumania arriti pavarësinë e plotë nga Perandoria Osmane, por iu desh t’i dorëzonte Rusisë një pjesë të Besarabisë (në Evropën Lindore), ndërsa Serbia dhe Mali i Zi më në fund fituan pavarësinë e plotë, por me territore të vogla aty ku ishin shumicë.

Por në vitin 1878, Austro-Hungaria pushtoi në mënyrë të njëanshme provincat osmane të Bosnjes dhe Sanxhakut. Qeveria osmane e kundërshtoi këtë lëvizje dhe mbajti trupat e saj në të dyja krahinat.

Ky pushtim zgjati për 30 vjet (forcat austro-hungareze dhe Perandoria Osmane bashkëjetuan në Bosnje dhe Sanxhak për tre dekada) deri në vitin 1908. Me zhvillimet politike të kohës, Austro-Hungaria shfrytëzoi trazirat në Perandorinë Osmane që buruan nga Revolucioni Xhonturk dhe aneksuan komplet Bosnjen, mirëpo i tërhoqën trupat e tyre nga Sanxhaku për të arritur një kompromis dhe për të shmangur një luftë me Perandorinë Osmane.

Harta e Perandorisë Osmane në vitin 1900, me emrat e krahinave osmane midis viteve 1878 dhe 1908.

Në këmbim të avokimit të kryeministrit britanik Benjamin Disraeli për rivendosjen e territoreve osmane në Gadishullin Ballkanik gjatë Kongresit të Berlinit, Britania mori administrimin e Qipros në 1878 (A. J. P. Taylor, The Struggle for Mastery in Europe: 1848–1918 (1954) pp 228–54) dhe më vonë dërgoi trupa në Egjipt në 1882 me pretekstin për të ndihmuar osmanët për të shuar revoltën e Urabit; kështu duke fituar efektivisht kontrollin në të dy territoret (Britania aneksoi zyrtarisht territoret ende zyrtarisht osmane të Qipros dhe të Egjiptit më 5 nëntor 1914, e kjo ishte një përgjigje për vendimin e Perandorisë Osmane për të hyrë në Luftën e Parë Botërore nga ana e Fuqive të Mëdha). Franca, nga ana tjeter pushtoi Tunizinë në vitin 1881. Rezultatet fillimisht u vlerësuan si një arritje e madhe në ruajtjen e paqes dhe stabilizimit. Megjithatë, shumica e pjesëmarrësve nuk ishin plotësisht të kënaqur dhe ankesat në lidhje me rezultatet e arritura, raportet u acaruan derisa pakënaqësitë shpërthyen në luftën e Parë Botërore në 1914 – 1918.

Serbia, Bullgaria dhe Greqia arritën përfitime, por shumë më pak nga sa mendonin se e meritonin. Perandoria Osmane, e quajtur në atë kohë “i sëmuri i Evropës”, u poshtërua dhe u dobësua ndjeshëm, duke e bërë atë më të ekspozuar ndaj trazirave të brendshme dhe më të ndjeshme ndaj sulmeve direkte.

Edhe pse Rusia kishte qenë fitimtare në luftën që shkaktoi mbajtjen e konferencës, ajo u poshtërua në Berlin dhe u kundërshtua me trajtimin e saj në konferencë. Austria fitoi një pjesë të madhe të territoreve të reja, gjë që zemëroi sllavët e jugut dhe çoi në dekada tensionesh në Bosnje. Bismarku u bë objektivi i urrejtjes së nacionalistëve rusë dhe pansllavistë dhe e tregoi se ai e kishte lidhur shumë ngushtë Gjermaninë me Austro – Hungarinë në Ballkan (Jerome L. Blum, et al. The European World: A History (1970) p 841).

Në planin afatgjatë, tensionet midis Rusisë dhe Austro-Hungarisë u intensifikuan, ashtu si edhe çështja e kombësive në Ballkan. Kongresi arriti ta mbante Stambollin në duart Osmane; në fakt kongresi mohoi fitoren e Rusisë. Kongresi i Berlinit i’a ktheu territoret e Perandorisë Osmane që traktati i mëparshëm i kishte dhënë Principatës së Bullgarisë, veçanërisht pjesën e Maqedonisë, duke ngritur kështu një kërkesë të fortë revanshiste të Bullgarisë që në vitin 1912, e cila çoi në Luftën e Parë Ballkanike në të cilën turqit u mundën dhe Perandoria Osmane humbi pothuajse të gjithë territoret në Evropë. Kështu që Perandoria Osmane u tkurr gradualisht në këto vise në përmasa shumë të vogla, ku fuqia ushtarake dhe pasuria e saj u minimizua. Ndaj, shumë muslimanë ballkanikë migruan në territorin e mbetur të perandorisë në Ballkan ose në zemër të saj në Anadoll (Mann, Michael (2005), The dark side of democracy: explaining ethnic cleansing, Cambridge University Press, p. 118)

Harta e Perandorisë Osmane 1878.

Muslimanët gjatë Perandorisë Osmane kishin qenë shumicë absolute dhe administratorë në disa pjesë të kësaj perandorie si në Krime, Ballkan dhe Kaukaz, si dhe një popullsi e kombinuar në Rusinë jugore dhe gjithashtu në disa pjesë të Rumanisë. Shumica e këtyre tokave u humbën me kalimin e kohës nga Perandoria Osmane midis shekujve 19 dhe 20. Deri në vitin 1923, vetëm Anadolli dhe Trakia Lindore mbetën tokë me popullsi dominuese muslimane (editors: Matthew J. Gibney, Randall Hansen, Immigration and Asylum: From 1900 to the Present, Vol. 1, ABC-CLIO, 2005, p.437).

Në pjesët e Gadishullit Ballkanik u fillua spastrimi i popullatës muslimane pavarësishte përkatësisë etnike duke i quajtur “turq” me të cilin term edhe mbuloheshin krimet dhe spastrimet para fuqive të mëdha europiane, duke kryer masakra dhe deportime masive të popullatës (viset shqiptare sot në Serbinë jugore, Kosova, pjesë të mëdha të Sanxhakut, si dhe pjesë të Serbisë prendimore me dëbim masiv edhe nga Maqedonia).

Sot jemi këtu ku jemi falë këtyre zhvillimeve jo të drejta aspak pro shqiptare në këtë pjesë të Evropës por me bekimin e tyre. /tesheshi.com/

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”
Kryesore

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Next Post
Iranianë hakerojnë Jerusalem Post, tërbim në Izrael

Iranianë hakerojnë Jerusalem Post, tërbim në Izrael

E pazakonta: kush e hoqi flamurin e BE-së nga Harku i Triumfit?

E pazakonta: kush e hoqi flamurin e BE-së nga Harku i Triumfit?

Takimi i radhës i një shahu diplomatik

Takimi i radhës i një shahu diplomatik

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni