Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Berisha i tha Lu-së “guvernator” si Nano në vitin 1993; dhe ja ç’ndodhi më pas me fatin politik të kryesocialistit

by te Sheshi
05/10/2016
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
Berisha i tha Lu-së “guvernator” si Nano në vitin 1993; dhe ja ç’ndodhi më pas me fatin politik të kryesocialistit

Nga Ermir Hoxha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka rritur dozën e sulmit ndaj ambasadorit amerikan duke e cilësuar në mënyrë të hapur si “guvernator”.

img_3140

Ndonëse disa herë e kishte nënkuptuar këtë gjë në fjalimet e tij publike, mbrëmë Berisha e tha shkoqur.

“Nuk jam këtu për të bërë analizën e ambasadave. Gjëja më e rëndësishme e një ambasadori është të tentojë të bëjë guvernatorin. Gjëja më e parë është të mos e mëndojë veten më shumë seç është. Vendet e lira janë vende të lira. E kanë të përcaktuar në thelbin e kushtetutes se tyre. Ambasadorët shprehin mendimet e qeverive të tyre. Edhe në momentet më delikate unë nuk jam për një lloj guvernatori. Unë jam që shteti ligjor kurrë nuk ndërtohet sa kohë të ketë ndikime guvernatoriale. Kjo ndodh kur ka një kryeministër pa personalitet dhe të kapur nga të gjitha anët. Rama citon ambasadorët për të shpëtuar nga mëkatet e veta. Unë nuk kam pranuar në asnjë mënyrë të diktohem. Ai është mekatar. Ai fsheh kanabisin, kokainën, korrupsionin. Si ambasadorë bëjnë vetëm politikën e vendeve të tyre. Si guvernatorë ata bëjnë c’të duan” – tha Berisha tek emisioni i Eni Vasilit.

Kjo është edhe akuza më e rëndë ndaj një përfaqësuesi të komunitetit ndërkombëtar.

Vetëm në vitet ‘90 njihet një qëndrim i hapur i tillë i një politikani shqiptar, sërish ndaj një ambasadori të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Dhe është pikërisht miku-armik i Sali Berishës, ish-kryeministri dhe lideri historik i PS-së, Fatos Nano.

images

Bëhet fjalë për verën e vitit 1993. Prokuroria, natyrisht e nxitur nga Berisha dhe mazhoranca e PD-së kishin nisur një fushatë për ta burgosur kryesocialistin riosh, pra vetëm dy vjet në krye të PP së konveruar në Socialiste .

Blerim Çela, atëherë kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit, përgatiti akuzën qeveritare ndaj liderit të opozitës për korrupsion.

Prokuroria e shqyrtoi sa hap e mbyll sytë dhe më pas e dërgoi në Parlament kërkesën për heqje imuniteti. Që, siç dhe pritej, u miratua me shpejtësi.

Pas kësaj arrestimi i Fatos Nanos ishte çështje orësh.

Pak para arrestimit, Nano mbajti një takim në Akademinë e Arteve para mbështetësve të tij ku bëri deklaratën më të fortë kundër SHBA-së, që do t’i kushtonte atij karrierën e ardhshme politike.

 “Nuk jam unë i pari viktimë politike e shtetit ballisto-fashist që po riinstalohet në Shqipëri nga klani revanshist që drejtohet nga Sali Berisha. Ka mbi një vit që në Shqipëri drejtësia është vënë nën presionin dhe kërcënimet e tipit të oborreve feudale nga partia që drejton Sali Berisha; ka mbi një vit që çdo shqiptar i ndershëm është i kërcënuar për të shkuar në burg ose me bukën e fëmijëve po të guxojë të kërkojë drejtësi politike e sociale…

…Berishën, Kalakulën, Zhulalin, Çelën, Arbnorin, Dostin, Butkën, Spahinë e të tjerë, që deri dje i kërkonin favoret e Enver Hoxhës edhe deri me letra besnikërie nga birucat e burgut, i tremb Partia Socialiste…

Këtë e kanë ndjerë edhe diplomatë të tipit Hill dhe Rajerson, që pasi bënë karrierë në CIA dhe Beograd, i vunë në tavolinë Berishës skenarin. Nuk ishin aspak të rastit paralajmërimet e tyre gjatë fushatës së zgjedhjeve kundër socialistëve, kënaqësia e tyre patologjike për të urdhëruar një genocid të përgjithshëm politik në Shqipëri kundër të gjithë atyre që denoncuan dhe iu kundërvunë zbatimit të skenarëve dhe planeve të pluhurosura të antikomunizmit makartist të përgatitur jo vetëm për vendin tonë, në periudhën e ‘doktrinës Truman’ të pasluftës. Dhe Berisha e klani i tij nuk kanë hezituar të veprojnë para mesazheve, porosive dhe skemave të gatshme për të cilat kanë nënshkruar në zyra sekrete.

Ata që aq shumë flasin për lirinë, marrin frymë vetëm nga thesi ku i kanë futur dhe ku ua kanë mbyllur edhe kokën. Kështu dhe ata vetë do të shkojnë siç kanë nisur, drejt asfiksisë. Fundet e diktatorëve dhe diktaturave janë të pashmangshme. Është fatkeqësi e madhe dhe fatalitet që Shqipëria nuk drejtohet sot në Shqipëri. Politika për Shqipërinë nuk bëhet në Shqipëri, për shqiptarët e me shqiptarët…

…Unë jam shumë i qetë, jam absolutisht i qetë, sepse jam absolutisht i pastër. Mua nuk më tremb as heqja e imunitetit dhe as bango e të akuzuarit që inskenoi Berisha. Berisha trembet, Berisha nuk është i qetë. Berisha është shpërfytyruar. Mua më zë gjumi të qetë. Berishën nuk e zë gjumi. Unë kam shokë e miq në të gjithë Shqipërinë, Berisha ka mbetur vetëm… Me mua është e vërteta, me Berishën është turpi…”

Kjo ishte fjala e Fatos Nanos, i cili në mënyrë direkte anatemoi dy përfaqësues zyrtarë të Departamentit Amerikan të Shtetit në Tiranë.

Rrodhën shumë ujra pas asaj deklarate.

Fatos Nano qëndroi në burg deri në vitin 1994, ndërsa nga PS-ja u ftuan për vizitë në Departamentin e Shtetit: Sërvet Pëllumbi, Kastriot Islami dhe Pandeli Majko.

Ky i fundit duket se u piketua si njeriu që do të ketë mbështetjen e Uashingtonit brenda së majtës.

Berisha u rrëzua nga pushteti në vitin 1997 dhe Fatos Nano fitoi zgjedhjet me më shumë se 2/3 e votove duke u zgjedhur Kryeministër.

Por qeveria e tij nuk qëndroi dot asnjë vit, pasi u rrëzua dhe si pasardhës i Nonis erdhi Pandeli Majko.

Nano u tërhoq përkohësisht dhe jo për gjatë. Pas një viti risulmoi Majkon dhe rimori kreun e PS-së. Qëndron për 3 vjet në heshtje dhe i merr Ilir Metës qeverinë duke bërë pakt me Sali Berishën për kreun e shtetit.

Por që nga 2002 e deri në vitin 2005 kur e la qeverinë, pavarësisht se Shqipëria pati një rritje ekonomike dhe vendi po gëzonte një lloj boom-i falë shpërthimit të industrisë së ndërtimit dhe riciklimit të parave të krimit në ekonomi, Fatos Nano nuk e gëzoi kurrë mbështetjen ndërkombëtare, gjë që e ka vuajtur edhe në vitet e mëtejme ku ka synuar hyrjen nëpërmjet zgjedhjes si kryetar i shtetit.

Duket se gjithçka lidhej me deklaratën e vitit 1993…/tesheshi.com/

Related Posts

Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek
Ballkani

Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

08/07/2025
Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?
Kryesore

Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

08/07/2025
Media greke: “Pushtimi” i Europës nga Erdogan dhe dhëndëri i tij
Analizë

Media greke: “Pushtimi” i Europës nga Erdogan dhe dhëndëri i tij

08/07/2025
Next Post
Një promocion i fortë amerikan për kuzhinën shqiptare

Një promocion i fortë amerikan për kuzhinën shqiptare

Administra komunale e Mitrovicës proteston kundër arrestimit të Thaçit (Nehat), kërkohet ndërprerja e bisedimeve me Serbinë

Administra komunale e Mitrovicës proteston kundër arrestimit të Thaçit (Nehat), kërkohet ndërprerja e bisedimeve me Serbinë

Loja me letra: metoda kreative për zhvillimin e fëmijës

Loja me letra: metoda kreative për zhvillimin e fëmijës

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ç’po ndodh me çiftin “gjyshe-nip? Emmanuel, dorëngrehur nga Brigitte!

Ç’po ndodh me çiftin “gjyshe-nip? Emmanuel, dorëngrehur nga Brigitte!

08/07/2025
Zbulimi i madh në tokën e një qytetërimi të dikurshëm

Zbulimi i madh në tokën e një qytetërimi të dikurshëm

08/07/2025
Ç’e bën Ramën kaq nervoz sa t’i marrë erzin një gruaje si dhe vetes në publik?

Ç’e bën Ramën kaq nervoz sa t’i marrë erzin një gruaje si dhe vetes në publik?

08/07/2025
Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

08/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni