Opozita nuk është mjaftuar me dorëzimin e mandatit të Saimir Tahirit.
Ish-Kryeministri Sali Berisha, ka qenë eksponenti i parë i opozitës që komentoi lënien e mandatit të deputetit nga ish-minstri i Rames.
Berisha deklaroi se duhet të ikë Edi Rama, pasi sipas tij Europa po kërkon dorëheqjen e tij dhe jo “kokën’ e Tahirit.
“Asgjë nuk sjell flakja e Saimir Tahirit jashtë parlamentit, ndërsa Rama flet në parlament. Dorëzimi i mandatit të tij sot është dëshmi e forcës së krimit. Atë që nuk bëri parlamenti e bëri Saimir trafiku”, tha Berisha.
Sipas tij Rama duhet larguar një orë e më parë pasi ka rekordet më të rënda të kriminalizimit të vendit”, tha Berisha. /tesheshi.com/