Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se Lulzim Basha do jetë zëri kryesor i opozitës në Kuvend. Pak minuta përpara nisjes së seancës, Berisha tha se është zhvillim shumë pozitiv fakti që kreu i PD-së do jetë në Kuvend.
“Është zhvillim shumë pozitiv që kryetari i PD-së është deputet. Ka qenë një gabim legjislatura e kaluar, kur Basha nuk ishte në parlament”, u shpreh Berisha. /tesheshi.com/