Në një konferencë të gjatë për mediat, ish Kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me dekoratat e prokurorëve e gjykatësve të komunizmit, të dhëna nga Rama ditën e djeshme në Shkodër . Duke e cilësuar Ramën si njeri të mbushur me dështime dhe skandale, ai tha se Kryeministri shkoi në Shkodër si krimineli në vendin e krimit.
“E them këtë, sepse Shkodra ka qenë qyteti me shkallën më të lartë të persekutimit gjatë diktaturës komuniste. Tre kanë qenë armiqtë kryesorë të Enver Hoxhës: shkodranët, kosovarët dhe grekët. Shkoi atje i shoqëruar nga Beqaj dhe Bushati, në përçatjet e tij jo të denjë për një njeri normal. Statusi i veteranit nuk ka të bëjë me asnjë emër konkret”, u shpreh Berisha.
Kryeministri Rama dje nga Shkodra pasi kërkoi falje për dekoratat e prokurorëve e gjykatësve të komunizmit, tha se u dekoruan pasi ishin në listën e veteranëve të hartuar nga Sali Berisha./tesheshi.com/