Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Berisha (i AAK-së): ja si do ta mundim korrupsionin

by te Sheshi
19/12/2016
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 6 mins read
A A
Berisha (i AAK-së): ja si do ta mundim korrupsionin

Është i bindur se Aleanca më në krye Ramush Haradinaj është zgjidhja më e mirë për të qeverisur vendin dhe për t’i rënë në kokë “kancerit” që ka kapluar vendin, pra korrupsionit.

Nuk ka fije dyshimi se partia e tij do dalë fituese e zgjedhjeve të reja paralamentare, por pavarësisht kësaj paralajmëron se AAK do jetë pjesë e qeverisë së re, ndonëse mohon kategorikisht se bashkëpartiak të tij po diskutojnë në heshtje me PDK-në e Veselit për ta çuar vendin në zgjedhje të parakohshme dhe më pas të lidhin koalicion qeverisës.

Është ky deputeti Ali Berisha, i cili në një intervistë për tesheshi.com flet më gjërësisht edhe për platformën “një Kosovë ndryshe”, për murin, Demarkacionin, e çështje të tjera…

Intervistoi: Blendi Gashi

Partia juaj të shtunën shpalosi platformën për  “një Kosovë ndryshe”. Çka konkretisht përmban ajo? Ç’plan keni për të mundur korrupsionin, zvogëluar papunësinë etj?

Kosova është në një situate të keqe në shumë aspekte të jetës, pra është një degradim total i qeverisjes në vend, një regres në funksionimin institucional dhe bazuar në këtë Aleanca është përgatitur me ekipe të veta për një platformë që do ta nxirrte vendin nga kriza e thellë institucionale, politike e njerëzore.

Platforma siç dihet është prezantuar nga kryetari Haradinaj me 17 dhjetor dhe pikat qenësore të saj janë; sundimi i ligjit, lufta kundër korrupsionit, zhvillimi ekonomik, shëndetësia dhe arsimi, sektor që për momentin janë më të tanguarit dhe nuk i japin shpresë populatës për zhvillim. Në këtë apsket platforma është në diskutim dhe do të pasurohet deri në pasjen e një plani qeverisës për pushtet.

Konkretisht si parashihni të mundni korrupsionin?

Korrupsioni do të mundet duke forcuar sundimin e ligjit, pra të gjitha dikasteret e saj. Pra, nuk do të ketë asnjë person mbi ligjin, s’do të ketë njerëz të korruptuar apo që kanë afera korruptive në asnjë dikaster të qeverisjes nga Aleanca dhe nuk do të ketë njerëz të mbrojtur pa marrë parasysh nivelin e tyre politik, qoftë partiak apo institucional dhe të gjithë do të ballfaqohen me ligjin kushdo që është i korruptuar. Do të thotë procesi do të filloj me stabilizim së pari të situatës, me mospërfshirje të asnjë njeriu të korruptuar në institucione dhe mandej me shikimin e të gjithë atyre që kanë afera korruptive. Pra, ndikimet politike do të hiqen në rend të parë në drejtësi, gjyqësi…

Haradinaj në fund të tubimit u tha sampatizantëve “na prift e mbara”, derisa paralajmëroi zgjedhje më 2017-të. A është ky një sinjal i qartë se ka një marrëveshje të fshehtë AAK me PDK-në për çuarjen e vendit në zgjedhje dhe më pas ndërtimin e qeverisë?

Kosova sa më shpejt që shkon në zgjedhje aq më mirë do jetë. Një është e sigurt se Aleanca do hynë në zgjedhje për t’i fituar ato. Ne kemi një koalicion me NISMA-n, me të cilën do garojmë së bashku, por do të provojmë që pjesë të këtij koalicioni parazgjedhor të bëhen edhe parti tjera politike.

Mirëpo siç e thash synimi i Aleancës është të dalë fituese e zgjedhjeve, e më pastaj do të shikohen partnerët e caktuar që do jenë në qeverisjen e ardhshme.

Pra, e mohoni që ka diskutime me PDK-në për të lidhur bashkëqeverisje?

Sigurisht që jo, nuk ka disktuime tilla. Aleanca do ta analizon rezultatin paszgjedhor dhe nëse dalim të parët do ofrojmë partitë tjera për koalicion, nëse eventualisht s’dalim fitues do të shikojmë me të tjerët themelimin e formimit të ndonjë koalicioni qeverisës. Por, jam i bindur se Aleanca pas zgjedhjeve të ardhshme do të jetë pjesë e qeverisë.

Si mund ta ndryshoni Kosovën nëse hyni në koalicion me PDK-në parti që e kritikoni në vazhdimësi?

Nuk është e thënë që do ketë koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës. Aleanca thash synon të jetë bartëse e procesit pavarësisht se kë do e kemi pjesë të koalicionit.

A e përjashtoni apo jo një koalicion qeverisës me Vetëvendosje-n?

Nuk do të ketë përjashtime. Pas publikimit të rezultateve të zgjedhejve dhe kalkulimeve të votave atëherë do shikohet mundësia e koalicioneve, por tani nuk janë tema koalicionet paszgjedhore.

Po takimi Haradinaj – Pacolli i realizuar ditë më parë ç’flet? Ç’biseduan ata?

Jemi në diskutime edhe me këtë parti politike për bashkëpunim sepse Aleanca është e interesuar që përveç NISMA-s pjesë të koalicionit parazgjedhor ta ketë edhe AKR-në por edhe partitë tjera të vogla në mënyrë që të jetë një bosht të fortë opozitar që ofron ndryshimin për qeverinë e ardhshme.

Të flasim për një çështje që ka ngjallur reagime ditëve të fundit.  A pritni qe qeveria “Mustafa” te heq murin ilegal në veri? A mund të shkaktojë trazira ky mur? Po të ishte Haradinaj kryeministër a do vepronte menjëherë për shembjen e murit?

Vet qeverisja e dobët dhe mos marrja me tema të caktuara po vije deri te ajo që vazhdimisht të ketë potencim të ndarjeve. Muret çdo herë janë elemente të ndarjes. Nuk ka pas nevojë të ndodh, përkundrazi Kosova ka nevojë për integrim, trajtim të komuniteteve, edhe të pakicës serbe, por gjithmonë në aspketin e integrimit jo ndarjes. Do të thotë në Kosovë nuk guxon të ketë mure ndarëse.

A besoni se qeveria do ketë guximin ta rrëzojë apo jo murin?

Besoj se kryeministri duhet më tepër të merret me çështje konkrete të eleminimit të  proceseve të ndarjeve se sa të merret se çka po thonë apo kritikon opozita.
Më tepër nevoiten veprime konkrete se deklarta që në fund po dalin të pazbatueshme dhe jo vepruese të qeverisë në aspekt të murit dhe shumë aspekte tjera.

Kryeministri së fundmi ka paralajmëruar se së shpejti do riprocedohet në Kuvend projektligji për Demarkacionin. A pritni të ndodh kjo sivjet dhe a mendoni se kësaj radhe do të miratohet?

Do ishte mirë që përfundimisht më 1 shtator në Kuvend të binte marrëveshja e nënshkruar për Demarkacionin dhe kjo periudhë të shfrytëzohej të ketë një marrëveshje të re dhe të bëhej një definim i kufirit me Malin e Zi.
Brenda kësaj periudhe do mund të ndodhte kjo dhe sot do ishin eleminuar edhe pengesat për liberalizim të vizave.
Mendoj që forma e tillë e marrëveshjes asnjëherë nuk ka me kalu në Kuvendin e Kosovës, sepse jo vetëm deputetët e opozitës por edhe shumë të pozitës janë kundër një marrëveshje të tillë pasi është e qartë se shteti ynë humb territor.

Brenda pak ditësh pritet të dërgohet në Kuvend për miratim buxheti për vitin 2017-të. A do qëndroni ju si AAK në seancë? Nëse po, a do votoni apo jo?

Alenaca mendon se buxheti në mënyrën aktuale është më tepër buxhet joreal pasi është i bazuar në hua dhe kredi të ndryshme dhe nuk mendoj se Kosova e ka lluksin që me një dinamikë të tillë të rris borxhet.
Kosova është fakt që borxhet nuk i ka të mëdha por trendet e rritjes së borxheve janë shumë të mëdha.
Mendoj se ky buxhet është i fryrë, joreal, elektoral, dhe Aleanca do mundohet se para se të dërgohet në Kuvend të ndikoj që të ndryshoi, të jetë sa më real, më gjithëpërfshirës, me ndarje mv proporcionale edhe nëpër Komuna por edhe në dikastere të ndryshme të qeverisë. Nëse ndodhin këto ndryshime atëherë Aleanca do të shikoj mundësinë. Por me formën aktuale çfare është i prezantuar, Aleanca nuk do ta votoi.

Vitin e ardhshëm janë zgjedhjet lokale. Ju për dy mandate keni udhëhequr Pejën. A do të rikandidohen sërish apo jo? Po punën e bërë nga pasardhësi juaj Gazmend Muhaxheri si e shihni?

Nuk do kandidoi për kryetar të Pejës. Aleanca e ka një kandidat tashmë. Ai është z. Fatmir Gashi, një ekonomist i njohur për qytetin e Pejës.

Besoj se kryetari aktual ka humbur mbështetjen nga elektorati dhe mandatin e ardhshëm ky qytet do të qeveriset nga Aleanca.

Puna e kryetarit aktual nuk është përcjell me shumë suksese, sepse qytetarët pejan e kanë parë se premtimet marramendëse dhe të gjitha ato metoda shpifëse që i ka përdor gjatë fushatës, kanë qenë pra premtime të kota elektorale dhe shpifje pa bazë. /tesheshi.com/

Related Posts

Krijesa pa Zot e pa zemër: ku i ka rrënjët terrori sionist në Palestinë?
Kryesore

Krijesa pa Zot e pa zemër: ku i ka rrënjët terrori sionist në Palestinë?

09/07/2025
Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri
Politikë

Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri

09/07/2025
Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse
Kryesore

Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

09/07/2025
Next Post
Tronditet Turqia: vritet ambasadori rus në Ankara

Tronditet Turqia: vritet ambasadori rus në Ankara

Çfarë mund të bëni për mirëqenien e shëndetit tuaj mendor?

Çfarë mund të bëni për mirëqenien e shëndetit tuaj mendor?

Vrasja e ambasadorit rus në Turqi, ngjarja konsiderohet grusht shteti nr.2

Vrasja e ambasadorit rus në Turqi, ngjarja konsiderohet grusht shteti nr.2

TË FUNDIT

  • Të fundit
Krijesa pa Zot e pa zemër: ku i ka rrënjët terrori sionist në Palestinë?

Krijesa pa Zot e pa zemër: ku i ka rrënjët terrori sionist në Palestinë?

09/07/2025
Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri

Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri

09/07/2025
Pasojat fatale nga vapa e padurueshme në kontinent

Pasojat fatale nga vapa e padurueshme në kontinent

09/07/2025
Si Putin po tërbon Trump-in: kush prej tyre po thotë budallallëqe?

Si Putin po tërbon Trump-in: kush prej tyre po thotë budallallëqe?

09/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni