Eshtë ekstraduar në “plag pleqërie” njeriu i 97-ës, i cili dogji dy persona, njërin të gjallë, ngjarje e ndodhur në Berat në vitin 1998. Eshtë fjala për Benjamin Hajro, sot 56 vjeç. Me 25 vite burg në shpinë si dëmim, ai jetonte prej vitesh në Gjermani, prej nga u soll me pranga në duar për të përfunduar në qeli.
Ai ka qenë një prej emrave të njohur të bandës “Vakëf” në Berat – emër sipas një lagjeje të njohur – ku dhe u krye krimi i përbindshëm. Më 22 mars ’98, ai me të tjerë anëtarë të bandës rrëmbyen, torturuan e më pas dogjën Arjan Avdullain dhe Eduart Pemën.
Hetimet për këtë çështje ishin pushuar për të rinisur sërish 17 prill 2012. Hajro ishte njëherësh dhe në listën e 16 personave më të kërkuar të Beratit.
Siç dihet, ky qytet vinte pas Vlorës për luftrat mes bandave dhe shkallën e lartë të makabriteteve në vitet ’97-’98.
Emri i Altin Dardhës ishte një prej simboleve famëkeqe të Beratit, vrarë pak kohë më pas. /tesheshi.com/