Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Beogradi zhbllokon tekstet shkollore në gjuhën shqipe për Preshevën

by Te Sheshi
09/08/2016
in Kryesore
Reading Time: 2 mins read
A A
Beogradi zhbllokon tekstet shkollore në gjuhën shqipe për Preshevën

Qeveria serbe ka arritur më në fund marrëveshjen me shqiptarët e Luginës së Preshevës për tekstet në gjuhën shqipe.

Pas ndërhyrjes së fortë të Bashkimit Europian dhe SHBA-ve, pas dy javësh në Luginë do të mbërrijë numri i parë i teksteve të shtypura në Serbi sipas plan-programit të përgatitur për pakicat kombëtare.

Siç lajmëron Presheva Jonë, më 1 shtator të gjithë nxënësit shqiptarë në Preshevë do të kenë numrin e plotë të teksteve në gjuhën shqipe.

Marrëveshja është firmosur në Beograd mes zyrtarëve të Ministrisë së Arsimit të Serbisë dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë.

Në takim kanë qenë të pranishëm dhe përfaqësuesit e Ministrisë së Arsimit dhe të Këshillit Kombëtar të shumicës shqiptare në Luginën e Preshevës, me  praninë e institutit për tekste.

Kreu i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Jonuz Musliu, njëkohësisht kryetar i Kuvendit të Bujanocit, tha se, “Falënderojmë faktorin ndërkombëtar që ka negociuar marrëveshjen, e cila sigurisht nuk mjafton për nevojat e nxënësve tanë në Luginën e Preshevës. por kur s’ka shi, bën punë edhe breshëri. Megjithatë, marrëveshja në fjalë është një hap, një fillim i mirë, sa për të hapur dyert e pakteve të tjera për të marrë tekste nga Shqipëria dhe Kosova.”

Ndërkaq, ministri i Arsimit në largim i Serbisë, Srgjan Verbiq, u shpreh: “Me nënshkrimin  e kësaj marrëveshjeje është bërë një punë e madhe për të siguruar tekstet në gjuhët e pakicave kombëtare, në këtë rast, të shqiptarëve.”

Ministri serb më pas theksoi se veprimi i sigurimit të teksteve shkollore në gjuhët e pakicave kombëtare është rezultat i planit të veprimit për zbatimin e kapitullit 23 me Bashkimin Europian.

Marrëveshja bën fjalë për shtypjen e 35 teksteve shkollore të ciklit të ulët, nga klasa e parë e deri në klasën e pestë.

Megjithatë, deri në shtator nuk ka mundësi për sigurimin e 100% të teksteve, por një pjesë e tyre, të paktën thelbësoret, si abetarja dhe matematika për klasën e parë, si dhe librat kryesorë të klasave të tjera, do të arrijnë që në javën e tretë të gushtit. /tesheshi.com/

Related Posts

A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?
Analizë

A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?

07/07/2025
Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase
Gjeopolitikë

Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase

06/07/2025
Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!
Ballkani

Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

06/07/2025
Next Post
Një breshkë gjigande zbarkon në brigjet e Patokut (Foto)

Një breshkë gjigande zbarkon në brigjet e Patokut (Foto)

Luan Rama i LSI-së sulmon ashpër Saimir Tahirin: lëri karshillëqet dhe reflekto

Luan Rama i LSI-së sulmon ashpër Saimir Tahirin: lëri karshillëqet dhe reflekto

Sipas shkencës këto janë karakteristikat e njerëzve më të lumtur në botë

Sipas shkencës këto janë karakteristikat e njerëzve më të lumtur në botë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

07/07/2025
A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?

A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?

07/07/2025
Trump njofton marrëveshjen me Hamasin: “Ka një shans…”

Trump njofton marrëveshjen me Hamasin: “Ka një shans…”

07/07/2025
Të dalët feje: Papa i ri, në vijim i paraardhësit të tij

Të dalët feje: Papa i ri, në vijim i paraardhësit të tij

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni