Salla e kongresve në Beograd, “Sava Center” do të dalë në shitje. Kështu vendosi qeverisja e qytetit, shkruan e përditshmja serbe Politika.
Blerësi do të duhet të ruajë qëllimin ekzistues të objektit dhe të investojë 40 milion euronë rindërtimin e tij.
Politika kujton ka tre vjet që “Sava Center” është nxjerrë në treg, ku pretendohet se pronari i Delta Holding, Miroslav Miskoviç, ishte më i interesuari për blerjen.
Jutarnji List theksoi se “Sava Center” ishte një simbol i Beogradit dhe i tërë ish-Jugosllavisë. Ajo u përurua nga vetë Joseph Broz Tito.
Aty janë konsumuar një numër ngjarjesh të rëndësishme, përfshirë dhe Kongresin e 15-të të Lidhjes Komuniste të Jugosllavusë, ku mendohet se dhe nisi shpërbërja e këtij shteti, me jo pak derdhje gjaku, deri në tragjedi. /tesheshi.com/