Panairi i Librit në Beograd ka patur dhe “erë lufte”, kjo nëpërmjet ca detajeve siç ishte dhe prania e Vojisllav Sheshelit në një stendë ku promovonte nacionalizimin e tij ekstrem dhe krenarinë çetnike.
Duke qëndruar në këtë të fundit, një stendë në panair ishte dhe për Ministrinë e Mbrojtjes dhe Ushtrinë e Serbisë. Dhe përveç librave e revistave, aty u ekspozua dhe një kamë e çetnikëve, pjesë e koleksionit të suvenirëve nga Lufta e Parë Botërore.
Ky mund të jetë rasti i vetëm në botë ku në një panair libri ekspozohet dhe një mjet vrasës. /tesheshi.com/