Skënder Brataj, kreu i Shërbimit Kombëtar të Urgjencës, dhuroi plazmën e gjakut për kurim të të infektuarve, si një ish-i infektuar me COVID.
“Besoj se jam i pari ose ndër të parët personel mjekësor i infektuar në Shqipëri. Kjo iniciativë duhet të fillojë sa më shpejt në Shqipëri.
Kjo është iniciativë që duhet të përqafohet nga të gjithë ata që kanë kaluar infeksionin që të grumbullohet sa më shumë gjak që pacientët që kanë nevojë për tranfuzion gjaku ta kenë atë në dispozicion. Ju lutem të gjithë merrni pjesë në dhurimin e gjakut”, u shpreh Brataj.
Një ditë më parë, ishte ministrja Manastirliu e cila promovoi nisjen e kurës me plazëm gjaku dhe bëri thirrje për dhurim nga ata që e kanë kaluar koronavirusin.
Kështu, Dr. Brataj jep shembullin personal. /tesheshi.com/