Është më mirë që të përdorni sapun të ngurtë apo të lëngshëm? Shpesh herë mund t’ju ketë kaluar kjo pikëpyetje në mendje, por një studim i revistës “Discover Magazine”, tregon se sapuni i ngurtë ka disa disavantazhe në përdorim.
Kështu është zbuluar se sa më shumë përdoret sapuni i ngurtë, aq më shumë do rriten mundësitë e sulmit nga mikrobet. Kjo ndodh për shkak të funksionit që ka sapuni. Kur fusim duart për t’i larë në ujë bashkë me sapunin, ai thith të gjitha mikrobet e duarve tona.
Uji që mbetet në sipërfaqen e sapunit, nuk mund t’i largojë të gjitha mikrobe dhe baktere mbesin në sapun. Qendra e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve në Britani, rekomandon përdorimin e sapunit të lëngshëm, pasi në këtë mënyrë nuk do të krijohet kontakt i drejtpërdrejtë i duarve me ujin dhe sapunin.
Ndërsa për teorinë nëse duhet t’i miksojmë të dy llojet e sapunëve bashkë, kjo qendër arsyeton se: “Nuk mendojmë se ka ndonjë arsye për t’i përdorur të dyja në të njëjtën kohë”. /tesheshi.com/