Deputeti socialist, Ben Blushi, ka sulmuar fuqishëm Edi Ramën për protestën që u organizua në Kavajë në mbrojtje të Elvis Rroshit.
Duke folur në Kuvend, Blushi tha: “Kryetari i bashkisë ikën për shkak të ligjit sepse ka përdhunuar, partia del në protestë dhe e mbron. Ky është dëmi më i madh që Rilindja i ka bërë Shqipërisë. Vetëm në Shqipëri ndodh që nga burgu ti vjen në detyrë publike. Rilindja është kthyer në vëllazërinë e vesit. Nuk do të doja të isha socialist nëse të jesh socialist do të thotë të mbrosh krimin”, ka thënë Blushi.
/tesheshi.com/