Ish-mbreti belg Albert II, 84 vjeç, ka pranuar testimin e ADN-së pas insistimit të gjatë të Delphine Boel, e cila pretendon se ai është babai i saj.
Avokatët e tij thanë në një deklaratë se ish-mbreti Albert kishte vendosur të ndiqte një provë të vendosur nga Gjykata e Apelit në Bruksel.
Në tetor 2018, gjykata vendosi në favor të Boel, pas së cilës ai i kërkoi Alberto II ë t’i nënshtrohej testimit gjenetik për të përcaktuar çështjen e atësisë. Ish-mbreti belg fillimisht refuzoi të testohej, por përfundimisht ai më në fund ra dakord.
Delphine Boel, një artiste multimediale 51-vjeçare, thotë se është fëmija i një marrëdhënie afatgjatë që nëna e saj Sibylle de Selys Longchamps kishte gjatë viteve ’60-’70 me Albertin, i cili në atë kohë ishte princ i kurorës. /tesheshi.com/