Belgjika ka siguruar shkuarjen në “Rusia 2018” duke përsëritur rrjedhën e çmendur të një takimi në Botërorin 1986, ku në çerekfinale u ndesh me Rusinë duke fituar 4-3.
E njëjta gjë ndodhi dhe në Sarajevë në përballjen me Bosnjën mbrëmjen e kësaj të shtune. Që në minutën ‘4 të takimit, Belgjika shënoi me Meunier, por pjesa e parë do mbyullej 2-1 për vendasit.
Në të dytën belgët barazojnë e më pas kalojnë në avantazh, por në ’82 minutë pësojnë gol sërish nga vendasit.
Dhe në fund të takimit vjen goli i Carrasco-s që mbyll gjithçka.
Kështu, Belgjika shkon në Rusi duke lënë pas një çmenduri, si ajo e 31 viteve më parë në Meksikë. /tesheshi.com/