Ndeshjet e Grupit G, të fundit e fazës së parë, kanë përfunduar me kalimin e Belgjikës dhe Anglisë, ku përballja mes tyre ka përfunduar 1-0, me gol të kosovarit Januzaj.
Nga ana tjetër, dy ekipet e eliminuara, Tunizia me Panamanë e mbyllën 2-1 përballjen mes tyre. Ishin këto të vetmet ndeshje prestigji në grup, pasi llogaritë ishin përfunduar që të ndeshjet e dyta.
Me fitoren ndaj Anglisë, Belgjika ka treguar se mund të jetë një prej favoriteve për ta prekur finalen e madhe. /tesheshi.com/