“Facebook është duke përgjuar përdoruesit europianë siç ka bërë edhe NASA, vetëm se në një mënyrë tjetër, ndryshe nga ajo e NASA-s”. Frederic Debusseré, avokati që prezanton në komisionin belg të privatësisë ka ngritur akuzat dhe nuk bën kompromis ndaj themeluesit të Facebook. Kjo është ajo që raportohet nga Guardian. Në gjykatë e akuzojnë për monitorim jo vetëm të përdoruesve të nënshkruar por edhe të atyre që edhe duke mos pasur një profil, kanë hyrë në kontakt me platformën amerikane.
Roli i cookie – Faji është i cookie-ve, file-ve që janë në gjendje të njohin këdo që kthehet në sajt, e kështu arrihet edhe propozimi i publicitetit dhe përmbajtjeve të tjera ndaj këtyre përdoruesve. Bëhet fjalë për një gjendje teknike e cila lejon rrjetin social të dallojë çdo lloj informacioni.
Përgjigja e Facebook – Nga ana e tij, Facebook mohun çdo lloj akuze. Ata shprehen: “Do të tregojmë në gjykatë se si teknologjia jonë mbron personat nga spam, nga malware dhe sulme të tjera.” Kështu ka bërë me dije zëdhënësi i rrjetit social, i cili rrezikon të gjobitet me 250 mijë euro çdo ditë./tesheshi.com/