Njeriu që Athina e ka çuar në Parlamentin Europian, si kundralëvizje ndaj faktit se ndodhet i burgosur në Shqipëri, doli nga qelia me një leje pak ditore për të fluturuar drejt Strasburgut.
Në një zhvillim në ekstremet e cinizmit politik, Beleri u shfaq sfidues para medias pas la qelinë e shkuar drejt avionit.
“Po iki drejt Athinës. Nesër do të jem në Strasburg. Nesër ka votime dhe vendime të rëndësishme. Këtej e tutje besoj se do t’i kthehem normalitetit.
Falenderoj Drejtorinë e Burgjeve që mori këtë vendim. Ishte vendim brenda ligjit dhe logjikës. Lind pyetja pse kjo gjë kaq e thjeshtë nuk u bë për të bërë betimin si kryebashkiak. Në Strasburg ka vendime dhe votime të rëndësishme nesër. Do të ankimoj në çdo hallkë të drejtësisë shqiptare dhe po nuk gjeta drejtësi, do ta çoj në Strasburg”, tha ai, pra atje ku ndodhet dhe Gjykata e njohur ku shumë shqiptarë drejtohen për zgjidhje. /tesheshi.com/