Së bashku me Odise Roshin, sulmuesi 25-vjeçar shkodran la këtë verë Kroacinë, për ta provuar fatin në një terren gati të pashkelur nga futbollistët shqiptarë.
Bekim Balaj u transferuar te Terek Grozni, skuadra e kryeqytetit çeçen, ku vite më parë ishte aktivizuar dhe Ilion Lika.
Terek Grozni është sot në vend të tretë në kampionatin rus pas trembëdhjetë javësh. E kjo falë dhe golave të Bekim Balajt.
Sulmuesi i përfaqësueses së Shqipërisë ka shënuar dje një dygolësh ndaj Zenitit, duke i dhënë Terek Groznit fitoren 2-1.
Tetë janë kështu golat e shënuar prej tij në kampionatin rus, duke e ngjitur atë në krye të listës së golashënuesve.
Pas tij, me po aq gola, vjen Smolov i Krasnodarit, por që dy prej tyre i ka shënuar me 11-metërsh.
Balaj dhe Roshi janë dy elementët më spikatës të Terek Groznit në këtë sezon. /tesheshi.com/
https://youtu.be/npnBtzd_IaY