Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Lufta tjetër në Gaza

    Lufta tjetër në Gaza

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Bëhet i gjallë Albin Kurti: Mustafa e Thaçi më keq se tradhtarë të Kosovës, janë bashkëpunëtorë të Serbisë

by te Sheshi
26/11/2015
in Të fundit
Reading Time: 5 mins read
A A
Bëhet i gjallë Albin Kurti: Mustafa e Thaçi më keq se tradhtarë të Kosovës, janë bashkëpunëtorë të Serbisë

Ish-lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ndaj të cilit është lëshuar fletë–arrest, përmes një shkrimi autorial thotë se Serbia i ka aset shumë të vlefshëm krerët e qeverisë së Kosovës sepse janë tejet dorëshlirë për Kosovën duke ia përmbushur rregullisht apetitet Serbisë.

“Mustafa e Thaçi moti e kanë kryer tradhtinë. Sot ata janë shndërruar në bashkëpunëtorë të Serbisë, në shërbëtorë të devotshëm të Serbisë hegjemoniste dhe ekspanzioniste, në vegla të nacional-socializmit serb të udhëhequr nga Vuçiqi e Daçiqi. Mustafa e Thaçi janë më keq se tradhtarë të Kosovës – ata janë bashkëpunëtorë të Serbisë”, shkruan Kurti

Shkrimi i plotë i Kurtit:

Alternativa nuk ka dialog

Në janarin e këtij viti, anembanë qyteteve e qytezave të Kosovës u patën mbajtur rreth 15 protesta kundër ish ministrit të qeverisë së Kosovës, Aleksandar Jabllanoviq. Me vendosmëri po kërkohej shkarkimi i Jabllanoviqit pasi që ai i kishte quajtur egërsira nënat e të pagjeturve nga Gjakova dhe aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Qeveria po e mbronte Jabllanoviqin herë duke thënë që ai është keqkuptuar e herë duke i keqinterpretuar motivet e protestuesve.

Të shumtë ishin qytetarët e Kosovës të cilët asokohe na thoshin se nuk hiqet dot Jabllanoviqi si ministër qeverie meqenëse ai është kreu i Listës serbe. Dhe, vazhdonin ata, po u shkarkua Jabllanoviqi, atëherë tërhiqet Lista serbe nga koalicioni me PDK e LDK dhe asisoj bie qeveria! Na e thoshin këtë edhe pas dy protestave masive e të fuqishme më 24 dhe 27 janar në Prishtinë. Na e thoshin këtë madje edhe në ditën e 3 shkurtit, në mbrëmjen e së cilës më në fund u shkarkua Jabllanoviqi (një ditë para protestës së radhës të paralajmëruar për 4 shkurt).

Mirëpo, të gjithë këta qytetarë një gjë nuk po e kuptonin: Vuçiqi e Daçiqi më të rëndësishëm i kanë Mustafën e Thaçin të cilët u nevojiten atyre për ‘Zajednicën’ sesa Jabllanoviqin të cilin kollaj mund ta zëvendësojnë me një tjetër siç edhe bënë. Pra, Serbia i ka aset shumë të vlefshëm krerët e qeverisë së Kosovës sepse këta janë tejet dorëshlirë për Kosovën duke ia përmbushur rregullisht apetitet Serbisë.

Në këtë kuptim, Mustafa e Thaçi nuk janë më as tradhtarë të Republikës së Kosovës e të kombit shqiptar. Ata tashmë janë bashkëpunëtorë të Serbisë. Mund të tradhtosh një herë, nuk mund të tradhtosh disa herë e aq më pak të tradhtosh vazhdimisht. Mustafa e Thaçi moti e kanë kryer tradhtinë. Sot ata janë shndërruar në bashkëpunëtorë të Serbisë, në shërbëtorë të devotshëm të Serbisë hegjemoniste dhe ekspanzioniste, në vegla të nacional-socializmit serb të udhëhequr nga Vuçiqi e Daçiqi. Mustafa e Thaçi janë më keq se tradhtarë të Kosovës – ata janë bashkëpunëtorë të Serbisë.

Këta dy jo vetëm që aspak s’po e ndihmojnë Kosovën, por edhe po e ndihmojnë shumë Serbinë. Trajtimi special që po ia bën qeveria e Kosovës Serbisë përmes dialogut pa kushte me të, po e forcon Serbinë në fushatën e saj kundër Kosovës. Qeveria e Kosovës po jep kontribut të çmuar në fuqizimin e Serbisë brenda Kosovës e rreth Kosovës, gjithnjë kundër Kosovës. Prandaj, opozita e bashkuar nuk mund t’i lëshojë pe Mustafës e Thaçit sepse ashtu do t’i binte që i lëshuam pe Serbisë!

Thaçi e Mustafa pasi që e kanë bërë Kosovën të negociueshme me Serbinë, tash marrëveshjet me Serbinë po i paraqesin si të panegociueshme (sic.). Thonë se e kanë të pamundur të tërhiqen nga marrëveshjet e këqija si këto për ‘Zajednicën’ e Serbisë dhe Demarkacionin me Malin e Zi. Po të ishin Mustafa e Thaçi njëmend qeveritarë të Kosovës e jo shërbëtorë të Serbisë, jo tërheqja nga këto marrëveshje, por pikërisht nënshkrimi i tyre do të ishte i pamundur e i paimagjinueshëm.

Kuvendi i Kosovës është i shkelur me ‘Zajednicën’ e Serbisë. Bllokimi në Kuvend e mbron Republikën pa të cilën nuk ka çka të duhet Kuvendi. Fundja, Kuvendi mund të jetë edhe i autonomisë, edhe i kantonit, edhe i njësisë federative, s’është e thënë të jetë vetëm i republikës, apo jo? Kthimi në Kuvend i opozitës nuk mund të jetë kthim në hapsirë pa qenë kthim në kohë: duhet të kthehemi në situatën para 25 gushtit të këtij viti. Sepse debati duhet t’i paraprijë marrëveshjeve e jo anasjelltas.

Me kohë dhe në vazhdimësi ne i kemi kundërshtuar decentralizimin etnik dhe eksterritorialitetin fetar, UNMIK-un dhe EULEX-in, shitjen e KEDS-it dhe vjedhjen e Bechtelit, mallrat e Serbisë dhe Jabllanoviqin. Për të gjitha këto ka dalur se kemi pasur të drejtë. S’do mend se edhe ata që sot kanë dilema shpejt do ta kuptojnë se kemi pasur të drejtë edhe në kundërshtimin e ‘Zajednicës’ së Serbisë e të demarkacionit të kufirit me Malin e Zi. E gjithë çështja është se çfarë çmimi duhet të paguajmë deri sa të tërhiqen Mustafa e Thaçi nga pazaret e tyre me Serbinë dhe Malin e Zi.

Ka mundësi që ata do të tërhiqen vetëm pasi ta kenë vrarë dikë prej nesh apo disa prej nesh. Nuk kam dyshim në gatishmërinë e tyre për të na vrarë. Mirëpo, kjo gatishmëri e tyre do ta ketë përballë një gatishmëri tonën edhe më të madhe edhe më të lartë: gatishmërinë jo vetëm që të burgosemi por edhe të vdesim vetëm e vetëm që Serbia të mos e fitojë ‘Zajednicën’ në Kosovë kurse Mali i Zi të mos i marrë 9.000 hektarë tokë të Kosovës. Ne nuk i frikësohemi as burgjeve e as plumbave të regjimit Mustafa-Thaçi. Ne i frikësohemi vetëm bosnjëzimit të Kosovës.

Nuk mund të dialogosh me këtë qeveri e të merresh vesh me të. Jo vetëm për shkak se ajo tanimë ka dialoguar e është marrur vesh me Serbinë dhe Malin e Zi. Dialogun në institucione e kemi parë te ndryshimet kushtetuese që i hapën rrugë Gjykatës Speciale. Fol e debato sa të duash në foltoren e Kuvendit, në fund, votimi i deputetëve të koalicionit PDK-LDK-Srpska i përngjan futjes së rruazave në pe. E, nëse rastësisht s’ka mjaftueshëm rruaza, atëherë thirret seanca tjetër ku gjithçka përsëritet deri te rezultati i duhur. Demokraci se jo mahi!

Alternativa e kësaj është insistimi përmes protestave të vazhdueshme sikurse në rastin e shkarkimit të Jabllanoviqit. Në atë rast u arrit qëllimi e u realizua kërkesa jonë pa kurrfarë dialogu e pa asnjë takim me Mustafën e Thaçin. Nuk pati as tryezë dialogu e as platformë bisedimesh, por Jabllanoviqi u detyrua të ikë. Dialogu me regjimin Mustafa-Thaçi nuk është alternativë. Fundja, në shtetin e të kapur, natyrisht që ka më shumë më tepër demokraci në demonstrata qytetare sesa në institucione zyrtare.(sic)

/tesheshi.com/

Related Posts

Fundosja e një anijeje me tre mijë makina: sa është dëmi monetar?
Kronikë

Fundosja e një anijeje me tre mijë makina: sa është dëmi monetar?

02/07/2025
Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes
Ekonomi

Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

02/07/2025
Hamas, përgjigje Trump-it
Diplomaci

Hamas, përgjigje Trump-it

02/07/2025
Next Post
Premier Liga Angleze: kampionati ku gjithkush mund të mposhtë gjithkënd

Premier Liga Angleze: kampionati ku gjithkush mund të mposhtë gjithkënd

Ben Blushi: Partitë tona e kanë marrë peng Shqipërinë

Ben Blushi: Partitë tona e kanë marrë peng Shqipërinë

Skënderbeu në Turqi: Për gjithçka ose për asgjë

Skënderbeu në Turqi: Për gjithçka ose për asgjë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Fundosja e një anijeje me tre mijë makina: sa është dëmi monetar?

Fundosja e një anijeje me tre mijë makina: sa është dëmi monetar?

02/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

02/07/2025
Hamas, përgjigje Trump-it

Hamas, përgjigje Trump-it

02/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni