Me afrimin e datës së lançimit të iPhonet të ardhshëm të Apple, kanë dalë edhe detaje të reja të pajisjes së re.
Telefoni i ri, që pritet të vijë në shtator, do të ketë çmime të njëjta sikur iPhone 6S dhe iPhone 6S Plus.
iPhone 7 do të ketë çmim prej më pak se 700 euro në versionin më të lirë, aq sa kushtoi edhe modeli iPhone 6S kur doli në treg.
Çmimi i njëjtë do të jetë edhe për telefonin më të fuqishëm, iPhone 7 Plus që do të kushtojë rreth 1000 euro, aq sa kushtoi edhe iPhone 6S Plus me 128 GB hapësirë të brendshme./tesheshi.com/