Presidenti të ri të Shqipërisë, Bajram Begaj, i ka ardhur një urim nga njeriu që ka future botën në ankth, Putini.
Ambasada ruse në Tiranë, ka bërë me dije përmes një postimi në rrjetet sociale, se Putin i ka përcjellë urimet Begajt dhe i ka uruar suksese në detyrën e tij të re.
“Presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin, i ka përcjellë urime z.Bajram Begaj për zgjedhjen e tij në postin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë dhe i uroi shëndet dhe suksese në detyrën e tij më të lartë shtetërore”, shkruhet në mesazhin e përfaqësisë së Moskës në Tiranë.
Vjen ky urim nga Kremlini për të parin e ri të shtetit shqiptar, edhe pse Shqipëria është renditur te “vendet armike” nga Rusia. /tesheshi.com/