Lideri i një prej dy blloqeve kryesore në parlamentin irakian, Sabah al-Saadi, dënoi vizitën të paparalajmëruar të presidentit amerikan Donald Trump, duke e cilësuar atë si “shkelje të rëndë të sovranitetit të Irakut” dhe thirri një takim urgjent të Kuvendit të dedikuar për këtë vizitë.
“Sigurisht, një pushtim amerikan”, ka thënë Al-Saadi, i cili udhëheq bllokun Islah, duke shtuar “se Trump nuk duhej të lejohej të vinte, vetëm nëse Iraku është vendi i Shteteve të Bashkuara”.
Trump më parë, ndërsa udhëtonte me aeroplan në Irak, u tha gazetarëve se për arsye sigurie është dashur të shtyjë vizitën e planifikuar më parë për trupat amerikane në Lindjen e Mesme dhe se është “shumë i trishtuar”, që, në fund të fundit, pasi Shtetet e Bashkuara kanë investuar në këtë zonë, vizita e tij dhe duhet të jetë befasuese për arsye sigurie.
Ndërkohë, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Sarah Sanders tha se presidenti i Trump, gjatë vizitës së tij nuk do të mund të takohet me kryeministrin irakian Adil Abdul-Mahdi për arsye sigurie dhe mungesën kohës në të cilën autoritetet irakiane u informuan për vizitën e tij.
Kryeministri irakian, tha Sanders, gjithsesi pranoi ftesën e Trump për të vizituar Shtëpinë e Bardhë vitin e ardhshëm.
Rreth takimit Trump me zyrtarë të lartë ushtarakë në Irak, Sanders tha se gjeneralët dhe presidenti i Shteteve të Bashkuara ranë dakord për “një plan të fuqishëm që do të lejojë kohë të mëtejshme për të përfunduar fitoren, dhe njerëzit do të shohin rezultatet në një periudhë të shkurtër kohe.”
Zonja e parë Melania Trump, si dhe Këshilltari i Sigurisë Kombëtare John Bolton, ishin krah presidentit Trump në këtë vizitë të bujshme, e para e tij në një zonë të nxehtë siç është Iraku.
Gjatë vizitës së tij të paparalajmëruar, Trump mbrojti vendimin e tij për të tërhequr trupat amerikane nga Siria.
Trump morri një vendim të papritur për të lënë Sirinë javën e kaluar, kundër këshillës së ndihmësve dhe komandantëve të tij, përfshirë James Mattis, Sekretari i Mbrojtjes, i cili dha dorëheqjen të nesërmen.
Presidenti amerikan zbuloi se ai u kishte thënë këshilltarëve të tij “të largoheshin nga Siria” dhe se ata po i përgjigjeshin kësaj ideje, pas së cilës vendosi të tërhiqte dy mijë ushtarë.
“Unë mendoj se shumë njerëz do të fillojnë të mendojnë si unë. Është koha për të filluar përdorimin e kokës”, u tha Trump gazetarëve në një bazë ajrore në lindje të Bagdadit.
Trump vuri në dukje se SHBA nuk ka plane për të tërhequr trupat nga Iraku, duke shtuar se kjo bazë mund të përdoret për misionet në Siri. /tesheshi.com/