Presidenti Trump mbajti një tjetër konferencë për shtyp në kuadër të krizës koronare, në të cilën ai befasoi me një koment për numrin e përgjithshëm të infektimeve.
SHBA është ndoshta i pari në botë për sa i përket numrit të rasteve me më shumë se 1.5 milion të infektuar, dhe më shumë se 93,000 njerëz kanë vdekur.
“Kur thoni që ne jemi të parët në raste, kjo thjesht do të thotë që ne po testojmë më shumë se të gjithë të tjerët. Plus, ne jemi një vend shumë më i madh se shumica e të tjerëve, kështu që shumë raste janë një gjë e mirë sepse kjo do të thotë që ne po testojmë mirë. Unë e shikoj këtë si një medalje nderi. Kjo shkon për të nderuar punën që bëjnë profesionistët tanë”, tha Trump.
Duhet thënë se duke ndjekur logjikën e Trump, opozita në Shqipëri akuzon qeverinë se nuk po bën teste, e kjo sipas saj, gjersa ka një ritëm të “suksesshëm” infektimesh. /tesheshi.com/