Kryeministri Rama ka bërë një pohim të pazakontë në kuptimin fetar të fjalës, duke u deklaruar për Zotin si fuqi mbi çdo fuqi tjetër, duke blasfermuar politikisht madje.
“Nuk hyj tek ata që i konsideroj partnerët Zoti vetë. Zoti është mbi SHBA e mbi Shqipërinë, por në këtë rast është katastrofë të këputen në këtë farë feje lidhjet aq të fuqishme e të forta me bashkësinë euroatlantike”, deklaroi ai në një konferencë shtypi ku foli sërish për krizën e veriut të Kosovës.
Ai kërkoi dhe njëherë lirimin e tre policëve kosovarë të kapur nga Serbia, prej kësaj të fundit, duke paralajmëruar Beogradin për ndërprerjen e çdo marrëdhnieje.
“Nuk kemi asnjë marrëdhënie tjetër me Serbinë këto kohë, marrëdhënia e vetme është lirimi i atyre tre policëve”, tha Rama, duke shtuar: “Ju siguroj se të njëjtin qëndrim do të mbaja dhe për tre policë serbë të cilët hipotetikisht do të mbaheshin peng nga forcat e Kosovës”.
Më tej ai pati një kërkesë për dyshen Scholz-Macron: “Dy liderët bashkë(Kurti e Vuçiç) me këdo qoftë tjetër rreth tyre të merren dhe të mbyllen brenda në një konferencë nën kujdesin dhe trysninë e kumbarëve të planit(franko-gjernan) që është dakordësuar në bazë”, tha Rama. /tesheshi.com/