Mbështetësit e Legia të Varshavës e kanë praktikë të tyre që të shfaqin koreografi të mrekullueshme gjatë ndjekjes së ndeshjeve në përballjet e ekipit të zemrës, dhe kjo ndodhi pikërisht edhe gjatë përballjes së fundit kundër skuadrës Astana, në raundin e tretë kualifikues të Champions League.
Por nuk ishte një koreografi dhe aq e gëzueshme. Përkundrazi, pikonte dhimbje pasi i referohej si kujtesë dhe apel një tragjedie të ndodhur dekada më parë.
Tifozët polakë kujtuan 73-vjetorin e kryengritjes së Varshavës, e cila kishte për qëllim çlirimin e kryeqytetit nga pushtimi gjerman në Luftën e Dytë Botërore.
“Gjatë Kryengritjes së Varshavës gjermanët vranë 160 000 njerëz. Mijëra prej tyre ishin fëmijë …” , ishte mesazhi i koreografisë, në të cilën shfaqej një ushtar gjerman duke mbajtur armën të drejtuar në kokën e një djali. /tesheshi.com/
https://youtu.be/zoif_TatOtU