Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Befasitë e raportit të BE-së për Ballkanin Perëndimor: Greqia pa veto dhe “vija të kuqe” për Shqipërinë, Serbinë e Kosovën

by te Sheshi
06/02/2018
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
Befasitë e raportit të BE-së për Ballkanin Perëndimor: Greqia pa veto dhe “vija të kuqe” për Shqipërinë, Serbinë e Kosovën

Nga Ylli Pata 

Tashmë ai është dokument zyrtar: Brukseli ka hapur derën për Ballkanin Perëndimor.

Por raporti i publikuar sot ka disa pika shumë të rëndësishme që përbëjnë risi për qëndrimin e BE-së ndaj kësaj ane.

Në mënyrë të qartë raporti ka vendosur “vija të kuqe” që duhet të zbatohen deri në maj. Ndryshe s’ka integrim. Ama, këto nuk janë vetëm për vendet kandidate por edhe për anëtarët e BE-së nga Ballkani.

Le t’i shpjegojmë një për një.

E para: Serbisë, BE-ja i ofron një stad më të avancuar, por i kërkon në mënyrë të prerë të mbyllë përfundimisht çështjen e kufijve me fqinjët, Kosovën dhe Malin e Zi.

Pra i këkon që të lineojë kufirin përfundimtar, i cili nuk do të kontestohet më. Ai kufi në të ardhmen nuk është më kufi i Serbisë me fqinjët, por pjesë e kufijve të brendshëm të Bashkimit Europian. Pra bëhet ligj.

E dyta: i kërkon Serbisë dhe Kosovës, që të mbyllin përfundimisht çështjet mes tyre:

“Të gjitha vendet duhet të japin zotime të qarta, në letër dhe në vepër, për tejkalimin e çështjeve të së kaluarës, duke arritur pajtim dhe zgjidhje të çështjeve të hapura, veçanërisht kontesteve kufitare, para anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Duhet të ketë marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht të detyrueshme të normalizimit ndërmjet Serbisë dhe Kosovës në mënyrë që ato të mund të avancojnë në rrugët e tyre evropiane”.  

Pra bëhet fjalë për ta mbyllur gropën e konflikteve, jo vetëm mes Serbisë dhe Kosovës por edhe Greqisë dhe Shqipërisë, Maqedonisë dhe Greqisë, Serbisë dhe Kroacisë, kësaj të fundit dhe Sllovenisë. Pra një Jaltë e re për Ballkanin.

E treta dhe shumë e rëndësishme: i ndalet dora Greqisë për veto:

“Në fund, duhet të vendosen aranzhime të veçanta për të siguruar që shtetet e ardhshme anëtare nuk janë në pozitë të bllokojnë anëtarësimin e vendeve të tjera kandidate të Ballkanit Perëndimor”.

Me një fjalë, Greqisë që kërcënon për veto Shqipërinë dhe Maqedoninë, i hiqet e drejta ta përdorë këtë mundësi ligjore. Dhe kjo është e shkruar.

E katërta: kërkohet qartë, prerë dhe shkoqur që të dërgohen në ndjekje penale “te gjithë” zyrtarët që kanë abuzuar.

“Reformat gjyqësore, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe reforma e administratës publike duhet të japin rezultate reale, dhe funksionimi i institucioneve demokratike duhet të avancohet ndjeshëm”, theksohet në raport.

Vetë kreu i komisionit, Jean Claude Juncker do të vizitojë të pesë vendet e Ballkanit një nga një për të shpjeguar këtë dokument centimetër për centimetër. E tha vetë.

“Unë do të udhëtoj në secilin vend të Ballkanit Perëndimor në fund të këtij muaji me një porosi të qartë: vazhdoni me reforma dhe ne do të vazhdojmë t’ju mbështesim në të ardhmen tuaj evropiane”, tha Juncker.

Raporti gjithashtu flet me emër të përveçëm për Shqipërinë dhe Kosovën. Ja çfarë thotë:

“Shqipëria dhe ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë janë duke shënuar progres të ndjeshëm në rrugët e tyre evropiane dhe Komisioni është i gatshëm të përgatisë rekomandimet për hapjen e negociatave të anëtarësimit, në bazë të kushteve të përmbushura. Komisioni do të fillojë të përgatisë një Opinion lidhur me aplikimin për anëtarësim të Bosnje dhe Hercegovinës pas pranimit të përgjigjeve gjithëpërfshirëse dhe të plota në pyetësorin e saj. Me përpjekje dhe angazhim të qëndrueshëm, Bosnje dhe Hercegovina mund të bëhet kandidat për anëtarësim. Kosova ka një mundësi për progres të qëndrueshëm përmes zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit dhe për të avancuar rrugëtimin e saj evropian, sapo të lejojnë rrethanat objective”.

Dhe e pesta: dokumenti ka një paralajmërim të prerë për liderët e Ballkanit:

“Liderët në rajon nuk duhet të lënë asnjë dyshim lidhur me orientimin dhe zotimin e tyre strategjik. Përfundimisht do të jenë ata që duhet marrë përsipër përgjegjësinë për ta bërë këtë mundësi historike një realitet”.

Në fund, krerët e Brukselit joshin vendet e Ballkanit se do të investojnë 10 miliardë euro nëse arrijnë të zbatojnë kushtet. Koha është deri në maj. Ajo sapo ka filluar… /tesheshi.com/

Related Posts

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid
Kryesore

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça
Politikë

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?
Analizë

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025
Next Post
Këngëtarja në “The Voice” në Francë, nën zjarr për qëndrimin pro-palestinez (video)

Këngëtarja në "The Voice" në Francë, nën zjarr për qëndrimin pro-palestinez (video)

Tërmet 6.4 ballësh në Tajvan: shembje ndërtesash dhe viktima (video)

Tërmet 6.4 ballësh në Tajvan: shembje ndërtesash dhe viktima (video)

Prifti zemërmadh vë në rrezik jetën për qenin e fqinjës (video)

Prifti zemërmadh vë në rrezik jetën për qenin e fqinjës (video)

TË FUNDIT

  • Të fundit
Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

07/07/2025
Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni