Biznesmeni italian Francesco Becchetti, ish-pronar i televizionit Agon Channel mbyllur nga qeveria shqiptare, e ka humbur gjyqin me këtë të fundit, siç informin TCH.
Dy palët shkuan në gjyq për hidrocentralin e Kalivaçit.
Qeveria shqiptare akuzonte Hidro SRL të Becchetit për lënien e punimeve në mes, ndërsa ky i fundit se po pengohej nga qeveria. Përfundimisht, sipas vendimit të Arbitrazhit Ndërkombëtar me qendër në Paris, Beçhetti duhet t’i paguajë 7 milionë euro Shqipërisë si dëmshpërblim.
Siç dihet, Kalivaçi është një prej veprave hidroenergjitike që nuk ka mundur të përfundojë edhe pas 20 e kusur vitesh. përplasja mes tyre pati si epilog dhe mbylljen e Agon Channel, ku si pasojë gjeneroi një armiqësi të dy prej personazheve të saj, Adi Krasta dhe Sonila Meço, ndaj Edi Ramës.
Beccheti u fut në tregun mediatik me paga marramendëse, me një dispropocion të papërligjur me mediat e tjera. /tesheshi.com/