Një vizitë e kryeminsitrit pakjavor të Kosovës Abdullah Hoti në Bruksel, e ka bërë dhe më të qartë rivalitetin SHBA-BE për Kosovë, thelluar deri në kufijtë e fërkimeve në distancë nga fakti që Uashintoni realizoi rinisjen e dialogut në anashkalim të plotë të Brukselit, gjë që nuk do mund të realizohet dot për më datë 27 qershor, nga kthesa e zhvillimeve si pasojë e një aktakuze ndaj Thaccit publikuar nga Specialja në Hagë.
“Jam mirënjohëse që ai (Hoti) e zgjodhi Brukselin për udhëtimin e tij të parë jashtë vendit”, tha Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Kjo e fundit ka premtuar gjithashtu se BE do jetë rimëkëmbësja e Kosovës pas pandemisë së koronavirusit.
Ndërkohë, i gjendur nën këtë rivalitet, ku nga “përplasja mes të dyve fiton një i tretë”, Hoti ka gjetur rastin të kërkojë liberalizimin e vizave
“Institucionet në Kosovë kanë shënuar rezultate të prekshme në përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave dhe shpresojmë që BE do ta marrë parasysh këtë”, shkroi Hoti. /tesheshi.com/