Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

BE ndërhyn në sherrin Tiranë-Athinë për naftën në Jon: Zgjidheni sa më shpejt

by te Sheshi
24/05/2015
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
BE ndërhyn në sherrin Tiranë-Athinë për naftën në Jon: Zgjidheni sa më shpejt

Në situatën e krijuar mes Greqisë dhe Shqipërisë për çështjen e kërkimeve të hidrokarbureve në det, Komisioni Evropian, ka reaguar nëpërmjet zëdhënëses Maja Koçijançiç. BE­ja nxit normalizimin e plotë të marrëdhënieve në kuadër të anëtarësimit në BE dhe mbështet vendet e Ballkanit Perëndimor të përparojnë në rrugën evropiane”, thotë Maja Koçijançiç, zëdhënëse e Përfaqësuesit të Lartë të BE­së për Politikë të Jashtme.

“Në këtë kontekst, bashkëpunimi rajonal dhe pajtimi është i një rëndësie të madhe dhe ne shpresojmë se aido të vazhdojë normalisht. Ne kujtojmë rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe inkurajojmë autoritetet që të dyfishojnë përpjekjet e tyre për të arritur këtë qëllim, duke përfshirë masat për ndërtimin e besimit dhe

dialogut”tha Kocijançiç.

Ndërkaq sipas gazetës “To Vima”, që iu referohet burimeve diplomatike, qëndrimi i qeverisë shqiptare për të ndaluar kërkimet në det, është një përpjekje e qartë për të sfiduar kufijtë. “To Vima” shkruan se “duke bërë lidhjen me përleshjet e dhunshme në Kumanovë mes shqiptarëve të armatosur dhe autoriteteve të

Shkupit, klima në rajon është shumë e tensionuar, dhe kjo duhet të na alarmojë seriozisht për përhapjen e irredentizmit shqiptar”.

Ndërkaq, gazeta “Kathimerini” shkruan se kjo çështje, por edhe një sërë problemesh që lidhen me pretendimet shqiptare për çështjen çame, respektimin e pakicave dhe shfaqjen e ideve të Shqipërisë së Madhe kanë çorientuar Athinën, që kërkon të ndërtojë një strategji të veçantë për rindërtimin e marrëdhënieve diplomatike me Tiranën.

Duke iu referuar burimeve diplomatike gazeta shkruan se ashtu si ministri Jashtëm grek, Nikos Kotzias bojkotoi takimin e ministrave të Jashtëm të Procesit të Europës Juglindore që u mbajt në Tiranë më 22 dhe 23 maj, edhe kryeministri grek Aleksis Tsipras nuk do të udhëtojë drejt kryeqytetit shqiptar në 27 maj për të marrë pjesë në samitin e nivelit të lartë të kryeministrave të rajonit në kuadër të SCEEP.

Kathimerini shkruan se zgjidhja e mosmarrëveshjeve për kufirin detar mund të arrihet përmes disa opsioneve, ku nuk

përjashtohet padia në Gjyqin e Hagës.

“Shqipëria pretendon se Greqia me programin e kërkimeve për naftë në detin Jon, të shpallur në qershor ka shkelur ujërat territorial shqiptare në bllokun 5 ku Tirana planifikon kërkime gjatë javëve të ardhshme.

Kjo do të thotë se do të shpaloset një krizë që me një mënyrë ose tjetër duhet të zgjidhet. Ose nëpërmjet dialogut, ose nëpërmjet arbitrazhit ose nëpërmjet Gjyqit të Hagës.

Para se të mbërrijmë këtu ka prova e fakte që vërtetojnë se argumentet e palësh shqiptare janë të pabazuara”, shkruan Kathimerini.

Sipas gazetës, pretendimet e palës shqiptare për cënim të integritetit territorial të ujërave shqiptare nga kërkimet për naftë në detin Jon janë politike dhe jo shkencore. Burime zyrtare thanë për “Kathimerini” se hartat mbi të cilat është bërë plani i kërkimeve janë të njëjtat me ato që palët paraqitën gjatë negociatave për marrëveshjen e detit në vitin 2009 dhe se ngritja e kësaj çështje lidhet me qëllimin e qeverisë shqiptare për të kërkuar politikisht ndryshimin e marrëveshjes së vitit 2009.

Të njëjtat burime i thanë gazetës së në marrëveshjen e vitit 1992 mes Shqipërisë, Italisë dhe Greqisë kufijtë u caktuan me parimin e vijës së baraslarguar dhe se falë ndikimit të ishullit të Sazanit në këtë ndarje Shqipëria përfitoi

rreth 70 kilometër katror të shelfit kontinental, parim që nuk e njeh në rastin e ishulljve grekë në detin Jon.

Në fund të artikullit thuhet se ministri Jashtëm grek Nikos Kotzias shqetësimet lidhur me qëndrimet e Shqipërisë ia ka përcjellë edhe qeverisë gjermane dhe Përfaqësues së Lartë për

Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë në BE, Federika Mogerini.

Tags: besherri greqi shqiperi per detin

Related Posts

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?
Europa

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
A mund të jetë ky doktori i ri në krye të PD-së?
Politikë

A mund të jetë ky doktori i ri në krye të PD-së?

19/05/2025
Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri
Kryesore

Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri

19/05/2025
Next Post
“Motra” e Syrizës në Spanjë, Podemos del fituese në zgjedhjet lokale

“Motra” e Syrizës në Spanjë, Podemos del fituese në zgjedhjet lokale

Një park publik në Stamboll mban emrin e Adem Jasharit

Një park publik në Stamboll mban emrin e Adem Jasharit

Njeriu që humbi 15 miliardë dollarë për gjysmë ore

Njeriu që humbi 15 miliardë dollarë për gjysmë ore

TË FUNDIT

  • Të fundit
Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025
Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni