“6 tetori ishte një ditë e mirë për demokracinë në Kosovë”, ka vlerësuar BE në një deklaratë, ndër të parat reagime nga Brukseli.
Zëdhënësja Maja Koçijançiç, tha më tej se mënyra si u zhvilluan zgjedhjet, ” është në dobi të qytetarëve të Kosovës dhe tërë rajonit. BE-ja do të vazhdojë punën dhe bashkëpunimin e saj me Kosovën dhe do të promovojë pajtimin, bashkëpunimin rajonal dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë në Ballkanin Perëndimor”. /tesheshi.com/