BE vendosi t’i vijë në ndihmë Shqipërisë e jo vetëm, me një kredi në terma të buta prej 180 milion eurësh, në betejën e saj me COVID-19. Lajmi u dha nga amabasadori Soreca, i cili shkroi:
“Me dorëzimin e sotëm të 180 milion eurove ndihmë financiare për Shqipërinë për të ndihmuar vendin të kufizojë rezultatet ekonomike të COVID-19. BE tregon edhe një herë solidaritetin e saj me rajonin në një kohë të një krize të paparë. Ne jemi më të fortë së bashku”.
Më poshtë, v endet e tjera që përfituan ngjashëm kredi nga BE për krizën pandemike.
Kosova – 100 milion
Bosnja – 250 milion
Maqedonia – 160 milion
Mali i Zi – 60 milion
Gjeorgjia – 150 milion
Jordania – 200 milion
Moldavia – 100 milion
Tunizia – 600 milion
Ukraina – 1.2 miliardë /tesheshi.com/