Dhjetëra mijëra njerëz kanë ikur nga dhuna në shtetin Rakhine të Myanmarit. Shumë flasin për vrasje, përdhunime dhe madje edhe për masakra.
Jashtë bregut juglindor të Bangladeshit, një rresht i anijeve të peshkimit i afrohen bregut, duke lundruar rrezikshëm në erërat e forta.
Ndërsa varkat afrohen, mund të shihni se ato janë të tejmbushura me njerëz. Gratë në dysheme, shumë njerëz që mbajnë fëmijët dhe burra të ngjeshur pas anëve të anijeve.
Kjo është ngarkesa e fundit e muslimanëve Rohingya, duke ikur nga shteti Rakhine i Myanmarit.
Banorët lokalë të Bangladeshit u mblodhën në valën e plazhit në mënyrë të furishme. “Në këtë mënyrë, në këtë mënyrë,” thonë ata, ndërsa drejtojnë anijet në ujëra më të cekët.
Ndërsa varka e parë godet bregun pranë Shamlapur, disa burra kërcejnë poshtë. Gratë dhe fëmijët ndihmohen, një çift pothuajse po bie përdhe, ndërsa këmbët e tyre po dridhen.
Rruga e drejtpërdrejtë nëpër lumin Naf nuk është më e arritshme. Autoritetet e Bangladeshit i kanë ndaluar ata që të vijnë nga ai drejtim pasi disa Rohingya-s u mbytën duke u përpjekur të kalonin.
Kështu që ata kthehen pas dhe lundrojnë nëpër det përpara se të kthehen. Një udhëtim që do të kishte marrë më pak se një orë, tani merr gjashtë deri në tetë orë.
Sapo muslimanët Rohingya-s arrijnë në plazh, ata rrëzohen përdhe. Shumë duken të hutuar dhe të çoroditur pas udhëtimit. Të tjerët janë dukshëm të dehidratuar, disa prej tyre kanë fuqi për të ecur.
Disa, duke përfshirë edhe burrat, fillojnë të qajnë në mënyrë të pakontrolluar, kurse trupat e tyre mezi gjejnë fuqi të ngrihen. Duket sikur ata nuk mund ta besojnë se janë gjallë. Të tjerëve u ofrohen telefona celularë nga vendasit, në mënyrë që të mund tu tregojnë njerëzve të tyre të dashur që “ia dolën”.
Një grua e moshës së mesme, e veshur me të zeza, vështron horizontin me ankth, me dorën mbi sy.
Rohima Khatun po pret vëllain e saj. Fshati i tyre në lagjen Maungdaë të Myanmar ishte sulmuar më shumë se 10 ditë më parë. Në nxitimin për të ikur, ata u ndanë. Ajo ka udhëtuar nëpër gjithë Bangladesh dhe ka ardhur në plazh çdo ditë, duke shpresuar se vëllai i saj Nabi Hasan do të ishte mes qindrave të tjerëve që vijnë çdo ditë nga deti.
Pasi varka e katërt arrin në breg ajo lëshon britma dhe fillon të vrapojë.
Një djalë i ri vrapon nëpër plazh dhe të dy përqafojnë njëri-tjetrin duke qarë. Nabi Hasan dhe motra e tij Rohima Khatun nuk dinin nëse do ta shihnin më njëri-tjetrin gjallë.
” He Allah, he Allah” – Oh Zot! – , thërret ajo vazhdimisht duke shtrënguar të vëllanë. “Nuk mendoja se do të të shihja”, thotë Nabi Hasan, duke fshirë lotët e motrës së tij.
“Fshati ynë u sulmua nga ushtria,” thonë ata, “bashkë me Mogët”, duke iu referuar bashkësisë etnike budiste që jeton në Rakhinë.
“Ne të dy jemi të vetmit në familjen tonë prej 10 vetash që kemi mbijetuar”, thonë ata.
Po të flasësh me pjesën tjetër të grupit, edhe ata kanë histori të ngjashme.
Dil Bahar, një grua në të gjashtëdhjetat e saj, po qan në mënyrë të pakontrolluar. Burri i saj, Zakir Mamun, një njeri i brishtë me një mjekër të butë, është duke qëndruar prapa saj.
Një djalë adoleshent është me ta, krahu i tij është i fashuar në mënyrë amatore nga një pëlhurë.
Djali tregon plagët që duken të bëra me armë zjarri Fytyra e tij është e mrrudhur nga dhimbja.
“Ai është nipi im, Mahbub,” thotë Dil Bahar. “Ai u qëllua në krah.” “Është një masakër,” pëshpërit Zakir Mamun, duke na vështruar.
Fshati i tyre ndodhet në Buthidaung, pak më shumë se 50 km nga kufiri i Bangladeshit.
Sulmi me sa duket ndodhi pa asnjë paralajmërim.
“Ata erdhën për ne,” thotë Zakir. “Njerëzit u urdhëruan në ambiente të mbyllura nga ushtria. Pastaj ushtria dhe turmat hodhën bomba në shtëpitë tona, duke u vënë atyre zjarrin”.
Ata thonë se kur fshatarët u përpoqën të largoheshin, ushtarët hapën zjarr.
“Njerëzit po binin përdhe nga plumbat “, thotë Zakir. “Ne vrapuam për në mal dhe u fshehëm”.
Djali i tij, babai i Mahbubit, u vra.
“Përgjatë gjithë natës ne mund të dëgjonim armët që gjuanin dhe raketat që hidheshin” thotë Zakir.
Të nesërmen, ata panë fshatin e tyre të rrënuar. Tymi po ngrihej nga shtëpitë që digjeshin.
Familja mblodhi disa vegla, të cilat ishin të padëmtuara, mblodhën pak oriz të papjekur dhe u larguan. Ata udhëtuan për 12 ditë, nëpër dy male dhe pastaj nëpër xhungla.
“Orizi na mbaroi në ditën e tetë,” thotë Zakir. “Nuk kishim asgjë për të ngrënë, mbijetuam me bimë dhe me shi.”
Nuk ka asnjë mënyrë për të verifikuar në mënyrë të pavarur ndonjë nga këto histori. Qasja në shtetin Rakhine është e kufizuar.
Ushtria e Myanmar-it mohon masakrën dhe thotë se po synon vetëm militantët e Rohingya-s që sulmuan postet e policisë.
Grupi tani është zhvendosur në një kamp refugjatësh në Balukhali. Mahbub (djali i plagosur) është dërguar në një klinikë të drejtuar nga Organizata Ndërkombëtare e Migracionit, ku plagët e tij u mjekuan.
Kjo është shtëpia e tyre e përkohshme për të ardhmen e paparashikueshme. Tenda e tyre është një fletë e thjeshtë plastike e shtrirë mbi shtyllat e bambusë. Furnizimi me ujë i kampit është veçse një gropë në tokë që mbledh shiun.
Por lehtësimi i të qenit gjallë dhe relativisht i sigurt, tejkalon çdo emocion tjetër.
“Unë jam i lumtur që jam në Bangladesh”, thotë Zakir. “Është një vend musliman, ne jemi të sigurt këtu.”
Marrë nga BBC
Përgatiti Alba Skëndaj – /tesheshi.com/