Forcat e Armatosura Turke (TSK) kanë nisur një operacion nga toka dhe ajri kundër objektivave kurde në rajonet Metina, Zap dhe Avashin-Basyan të Irakut verior, ku po përdoret dhe Bayraktari.
Forcat turke të sigurisë kanë neutralizuar gjithsej 26 terroristë të PKK-së që nga nisja e operacionit “Kthetra” në Irakun verior, tha të martën Ministria e Mbrojtjes e Turqisë.
“Operacioni anti-terrorist po vazhdon me sukses siç ishte planifikuar”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Mbrojtjes së Turqisë.
#BayraktarTB2 operates in Operation Claw-Lock against the PKK/KCK terrorist organization. pic.twitter.com/YEb5GeUUZx
— Clash Report (@clashreport) April 18, 2022
Operacioni “Kthetra”, i cili ka nisur ditën e djeshme, përfshin ekipe komando dhe forca speciale me mbështetjen e mjeteve ajrore pa pilot (UAV), helikopterë sulmues dhe elementë artilerie.
Ministria njoftoi se operacioni, në përputhje me parimet e vetëmbrojtjes nga Karta e Kombeve të Bashkuara, filloi pasi u konstatua se grupi terrorist planifikon të nisë një sulm në shkallë të gjerë.
PKK është një organizatë separatiste në listën e grupeve terroriste në Turqi, Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara. /tesheshi.com/