Bayern Munich ka sjellë në portë Alexander Nubel-in nga Schalke 04.
Një deklaratë nga klubi bavarez, thotë se ata kanë arritur një marrëveshje që portieri 23-vjeçar të veshë fanellën e tyre që nga 1 korriku.
Nubel ka nënshkruar një kontratë 5-vjeçare me Bayern dhe deri më tani ka bërë 35 paraqitje në Bundesliga.
Portieri gjerman ka mbrojtur portën në 17 ndeshje për kombëtaren nën 21 vjeç. Ai e filloi karrierën e tij në SC Paderborn, nga ku u transferua te Schalke 04 më 2015.
Ai bëri debutimin e tij në Bundesligë më 14 maj 2016 kundër TSG Hoffenheim. /tesheshi.com/