Bashkëbisedimi i Edi Ramës në Velipojë me 3 gazetarë të përzgjedhur nga stafi i Kryeminitrit është shoqëruar me batuta të ndërsjellëta.
Rama së pari është pyetur në lidhje me Majlinda Bregun, ish-deputeten demokrate, e cila nga media shihej si një nga ministret në qeverinë e re, gjë që nuk rezultoi e vërtetë.
Kryeministri në përgjigjen e tij tha se ka sponsorizime që bëhen me qëllim që zërat kritikë në PD të trajtohen si të afërt politikisht me Ramën apo që mbështeten prej tij. Në këtë kuadër Rama tha se nuk përkëdhel as Patozin dhe as Bregun.
Por, gazetarja ka vijuar me komentin e saj, duke i thënë kryeministrit se në raport me Bregun e tradhëton gjuha trupore.
Batuta e gazetares, ka marrë një përgjigje pak momente më pas, ku kryeministri ka zgjedhur të njëjtën shprehje: “gjuha e trupit tënd më thotë se ke akoma shumë pyetje për të bërë, por për efekt kohe…”.