Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Paralajmërimi kobzi për 14 mijë foshnja në Gaza

    Paralajmërimi kobzi për 14 mijë foshnja në Gaza

    Fjalim i fuqishëm mbi Gazën në Parlamentin Britanik: “Historia do t’ju gjykojë…”

    Fjalim i fuqishëm mbi Gazën në Parlamentin Britanik: “Historia do t’ju gjykojë…”

    Gëzohuni o banorë të Gazës, do të vdisni me barkun plot!

    Gëzohuni o banorë të Gazës, do të vdisni me barkun plot!

    Politikani izraelit, akuza qeverisë së Netanyahu-t: “Vrasin fëmijët e Gazës si hobi”

    Politikani izraelit, akuza qeverisë së Netanyahu-t: “Vrasin fëmijët e Gazës si hobi”

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Batërdia e tranzicionit: ja si tjetërsuan pronat nga krerët e komunave dhe bashkive në 27 vjet

by te Sheshi
20/03/2018
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
Batërdia e tranzicionit: ja si tjetërsuan pronat nga krerët e komunave dhe bashkive në 27 vjet

Shpërthimi i skandalit të tjetërsimit të pronave në Spille të Kavajës dhe në Lezhë, si dosje hetimore nga Prokuroria, kanë nxjerrë në sipërfaqe një problem të majisur prej më shumë se 27 vjetësh në Shqipëri.

Ky problem është kthyer në një gangrenë të madhe sociale, shoqëruar dhe me vrasje e  viktima brenda familjes, si dhe me zvetënim moral të shoqërisë, pasi gjysma e popullsisë, a një grusht njerëzish, kanë vjedhur pronën e tjetrit pas asnjë drojë.

Po ç’ka ndodhur realisht? Ç’farë përbën fenomeni i tjetërsimit të tokave dhe kush e ka bërë?

Gjithçka nis me legjislacionin e paqartë mbi ndarjen e pronësisë në Shqipëri.

Tre janë ligjet bazë të pronësisë: ligji për kthimin e pronës, ligji 7501 për tokën bujqësore dhe ligji për shpërndarjen e tokave të Ndërmarrjeve Bujqësore. Por të tre këto ligje kanë lënë një hapësirë të madhe për tokat në bregdet.

Nuk ka asnjë ligj të qartë për shpërndarjen e trojeve brenda vijave bregdetare. Ndërsa në legjislacion i është lënë pushtetit lokal që të përcaktojnë hartën e shpërndarjes së pronave dhe administrimin e tyre në territorin e komunave deri para dy vitesh dhe 61 bashkive sipas ndarjes së re territoriale.

Kryetarët e komunave dhe të bashkive kanë pasur të drejtë të përcaktojnë vijën kufitare të tokave në territorin që ata administrojnë.

Pra, tokat që janë pjesë e ranishtes bregdetare i kanë futur në kufirin e tokës bujqësore, duke i ndarë nga komisionet zonale të pronave sipas ligjit 7501.

Pra edhe pjesë të tokave që nuk kanë qenë kurrë pjesë të kooperativave bujqësore të komunizmit, janë futur në këtë qerdhull, duke përdorur certifikata kadastrale false dhe duke prekur regjistrat kadastralë.

Aq shumë është trashur zullumi, sa gjëra të tilla kanë ndodhur nga të gjitha ish-komunat e vjetra që ishin mbi 400 të tilla në gjithë Shqipërinë, por kryesisht në bregdet dëmi është më i madh.

Problemi u pikas gjatë procesit të fazës së dytë të legalizimit nga ALUIZNI i Artan Lames. Pas legalizimit të shtëpive, ALUIZNI ka nisur që të ligjërojë mjaft ndërtime tregtare në bregdet, kryesisht bujtina dhe hotele. Këtu u vu re mosrakordësia e letrave për trojet, ku ekzistonin disa dokumente për një tokë.

ALUIZNI bëri një ndarje paraprake me tre shtylla: në të parën objektet që nuk kanë kontestime, në të dytën ato që janë refuzuar pasi nuk plotësohen kriteret dhe në të tretën ku kishte diskutime dhe ku nevojitej një vendim politik.

Në këtë rast, Artan Lame arriti të zbulojë një problem jo vetëm në dokumentet e qytetarëve por edhe në regjistrimin e tyre në hipioteka.

Pra ishin dhënë tapi trojesh nga hipotekat për troje që nuk kishin asgjë në rregull. pasi ishin tjetërsuar dhe kishte dublikime pronarësh.

Ky është një problem i madh që Artan Lame e bëri publike dy javë më parë, duke thënë se në të gjithë bregdetin është bërë nam. Por deri tani ALUIZNI apo qeveria nuk ka bërë një denoncim penal pasi po verifikon çdo rast.

Qeveria paraprakisht ka pezulluar ndarjen e tokave sipas ligjit 7501 nga komisionet e bashkive. Megjithatë, pak qytetarë që janë penalizuar kanë marrë përsipër të bëjnë denoncimet përkatëse në prokurori.

Gjithsesi, nuk se mungojnë paditë penale. Madje jo vetëm nga qytetarë por edhe nga institucione të rëndësishme siç është Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili ka paraqitur prej disa vitesh padi penale në Prokurorinë e Përgjithshme.

Por dosjet kanë qenë të vjetura. E para që u hap ishte ajo e Spillesë që dërgoi prapa hekurave krerët e hipotekave dhe ka vënë nën hetim kryetarin e Bashkisë së Rrogozhinës.

Rasti i dytë ishte ai i Lezhës, pra tokat te “Rana e Hedhun” ku paditë duket janë qepur nga njerëz që e njohin ligjin mirë. Prokuroria e Krimeve të Rënda e hapi menjëherë dosjen dhe për një muaj kreu arrestimet e para që shkuan deri tek kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj.

Historia në vazhdim tashmë dihet… /tesheshi.com/   

Related Posts

Qark për qark, emër për emër: 140 deputetët që dolën nga 11 maji
Kryesore

Qark për qark, emër për emër: 140 deputetët që dolën nga 11 maji

20/05/2025
Gëzohuni o banorë të Gazës, do të vdisni me barkun plot!
Kryesore

Gëzohuni o banorë të Gazës, do të vdisni me barkun plot!

20/05/2025
BE-ja ndjek Trump-in: heq të gjitha sanksionet ekonomike ndaj Sirisë
Politikë

BE-ja ndjek Trump-in: heq të gjitha sanksionet ekonomike ndaj Sirisë

20/05/2025
Next Post
23 diplomatët rusë lënë Londrën: nis lufta ftohtë me Moskën

23 diplomatët rusë lënë Londrën: nis lufta ftohtë me Moskën

Si të pastroni shpejt e shpejt midhjet

Si të pastroni shpejt e shpejt midhjet

Aktivistet e Vetëvendosjes ndalin fjalimin e ministres: na vrave shokun!

Aktivistet e Vetëvendosjes ndalin fjalimin e ministres: na vrave shokun!

TË FUNDIT

  • Të fundit
Paralajmërimi kobzi për 14 mijë foshnja në Gaza

Paralajmërimi kobzi për 14 mijë foshnja në Gaza

20/05/2025
Qark për qark, emër për emër: 140 deputetët që dolën nga 11 maji

Qark për qark, emër për emër: 140 deputetët që dolën nga 11 maji

20/05/2025
Fjalim i fuqishëm mbi Gazën në Parlamentin Britanik: “Historia do t’ju gjykojë…”

Fjalim i fuqishëm mbi Gazën në Parlamentin Britanik: “Historia do t’ju gjykojë…”

20/05/2025
Gëzohuni o banorë të Gazës, do të vdisni me barkun plot!

Gëzohuni o banorë të Gazës, do të vdisni me barkun plot!

20/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni