Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Bashkim Dedja, dibrani i pabujë me barrën e rëndë të njeriut që do hapë “thesin” e vettingut!

by te Sheshi
19/12/2016
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
Bashkim Dedja, dibrani i pabujë me barrën e rëndë të njeriut që do hapë “thesin” e vettingut!

Duket si ironi fati që vendimi më i rëndësishëm gjyqësor i 25 viteve, atij mbi vettingun i cili ngërthen në vetvete interesa e aktorë të jashtëzakonshëm, do merret nga një njeri krejt i zakonshëm: Bashkim Dedja!        

Bashkim Dedja, dibrani që vjen nga lugina e Drinit, portreti dhe profili i tij i pabujë, do të jetë sot –ironkisht për këto arsye – nën reflektorët e shumë e shumë aktorëve të brendshëm e ndërkombëtarë, si dhe e publikut gjithashtu, ku të gjithë mban frymën për atë që do të marrë Gjykata Kushtetuese, në krye të së cilës ai është, për ligjin e vettingut.

Partia Demokratike kërkon rrëzimin e ligjit ndërsa mazhoranca kërkon që ta lirojë zbatimin e tij.

Të njëjtën gjë kërkon edhe SHBA e BE, të cilët e kanë hartuar draftin që inicon një proces të plotë vlerësimi për të gjithë gjykatësit dhe prokurorët.

Kryegjykatësi shqiptar, i cili gjatë mandatit të tij ka mbajtur një profil të ulët dhe jo zhurmëmadh ka një barrë të rëndë mbi supe, që realisht një pjesë e kësaj barre nuk është e tij; dhe nuk i takon atij që të mbajë mëkatet e një klase apo kaste të drejtësisë që u krijua prej 25 vitesh.

Bashkim Dedja, ndryshe nga tre parardhësit e tij: Vladimir Kristo, Fehmi Abdiu dhe Rustem Gjata, nuk vjen nga një backround politik.

Dibrani Dedja – pra, origjina krahinore i vetmi detaj që e lidh me ish-paraardhësin e tij Fehmi Abdiu – kurrë nuk ka qenë kryetar i ndonjë shkalle gjyqësori apo ndonjë i zgjedhur politik.

Rustem Gjata përpara se të merrte drejtimin e Kushtetueses ishte deputet i PD-së; Fehmi Abdiu gjithashtu ishte një deputet qëndror i PS-së përpara se të emërohej në krye të institucionit që intepreton ligjin themeltar të shtetit.

Ndërsa Vladimir Kristo ishte pjesë e qeverisë së PD-së në mandatin e parë e më pas drejtoi trupa të zgjedhura politike të KQZ-së.

Ndërsa Bashkim Dedja, kryetari aktual i Kushtetueses, e nisi karrierën e tij si gjyqtar në Tiranë pas diplomimit në vitin 1993 dhe shkallët e karrierës i ka ngjitur ngadalë duke u promovuar në Gjykatën e Apelit dhe vetëm në vitin 2010 u zgjodh anëtar i Gjykatës Kushtetuese dhe në po këtë vit u zgjodh kryetar i saj pas një kompromisi mes mazhorancës së asaj kohe të PD-së dhe Presidentit të Republikës, Bamir Topi, i cili ishte në luftë të hapur me partinë e tij.

Iu komentua rëndë Dedjes një vizitë në zyrën e kryeministrit të asaj kohe, Sali Berisha; megjithëse kryetari aktual i Gjykatës Kushtetuese nuk ka pasur asnjëherë një qëndrim apo nuancë militantizmi për aq sa po e drejton institucionin bazë të drejtësisë shqiptare.

Megjithatë gjykimi i sotëm i ligjit të vitingut është nga ato procese që palët nuk kërkojnë një vendim të mesëm, apo një rrugë të tretë.

PD kërkon rrëzimin e ligjit të vetingut dhe PS kërkon që ta mbajë në fuqi.

Në lojë janë edhe ndërkombëtarët që janë lineuar hapur, shumë hapur pro ligjit të vetingut, pasi kanë gati edhe paratë që do të investojnë në procesin e pastrimit, apo thënë më mirë rifreskimit nga e para e trupës së prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Në një deklarim të para një jave, Bashkim Dedja bëri thirrje për të mos ushtruar presion. Ai udhëhoqi procesin mjaft nervos të të ashtuquajturës çështje të përkthimit gabim duke ruajtur qetësinë dhe duke komunikuar me Komisionin e Venecias, me të cilin mbajti vetëm komunikimin zyrtar.

Dhe kur qarqe të larta mediatike e sulmuan, i kërkuan llogari se pse nuk e çove në këtë orë, datë apo minutë, kreu i Kushtetueses ruajti sërish qetësinë.

Ai e di mirë se sot ai është protagonist dhe vetëm nga koka e tij dhe kolegëve varet një vendim shumë i rëndësishëm.

Dhe këtë e mbështet me solemnitetin e rëndësisë që i jep ky rast.

Kërkon që palët të mos flasin më, por të presin vendimin.

Dhe ka të drejtë. Derisa “ja kanë varur këtë këmborë” politika duhet të heshtë. Në fund të fundit, Kushtetuesja është një institucion sovran.

Të gjithë duhet të presin vendimin e saj, iu pëlqen ose jo. Kjo është logjika, dialektika dhe ligji! /tesheshi.com/

Related Posts

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid
Kryesore

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça
Politikë

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?
Analizë

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025
Next Post
Kush është më i pasur se Bill Gates?

Kush është më i pasur se Bill Gates?

Messi dhuron spektakël, Espanjoli dorëzohet pa kushte ndaj Barcelonës

Messi dhuron spektakël, Espanjoli dorëzohet pa kushte ndaj Barcelonës

Nga Redi SHEHU: Indiferenca e civilizuar për Halepin

Nga Redi SHEHU: Indiferenca e civilizuar për Halepin

TË FUNDIT

  • Të fundit
Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

07/07/2025
Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni