Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

    Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

    Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?

    Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?

    Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…

    Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…

    Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

    Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

    Albanese, “flakë për flakë” me SHBA

    Albanese, “flakë për flakë” me SHBA

    Sot, tre dekada nga Gaza e djeshme në Ballkan

    Sot, tre dekada nga Gaza e djeshme në Ballkan

    Një nëndetëse bërthamore amerikane, në një qytet evropian për herë të parë në histori

    Një nëndetëse bërthamore amerikane, në një qytet evropian për herë të parë në histori

    Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

    Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

    Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

    Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Bashkësia Islame e Kosovës, mesazh hoxhallarëve: u flisni njerëzve për ushtrinë e re, vlerën e paqes dhe sigurisë

by te Sheshi
14/12/2018
in Sociale & Shoqëri, Të fundit
Reading Time: 4 mins read
A A
Bashkësia Islame e Kosovës, mesazh hoxhallarëve: u flisni njerëzve për ushtrinë e re, vlerën e paqes dhe sigurisë

Një zhvillim interesant ka shoqëruar themelimin e ushtrisë së Kosovës.

Bashkësia Islame e atyshme – BIK, u ka këshilluar imamllarëve që fjalimin e xhumasë (të premtes), ditës së veçantë javore të muslimanëve, e quajtur ndryshe si hutbe, t’ja kushtojnë pikërisht këtij zhvillimi – themelimit të ushtrisë.

E jo vetëm kaq. BIK, një institucion i drejtuar nga myftiu Naim Tërnava, ofron një zbarthim fetar me referencë kuranore, mbi rëndësinë e ushtrisë dhe mbrojtjes në jetën e një populli, si garantues paqeje e sigurie.

Ja si e zbërthen BIK çështjen e ushtrisë:

“Secili shtet mëton t’i ofrojë siguri popullit të vet. Për ta bërë një gjë të tillë sigurisht nevojitet organizimi i një force, e cila duhet të marrë përsipër ruajtjen e popullit. Fetarisht, organizimi i kësaj force nuk është thjesht detyrim shoqëror, por edhe kërkesë dhe detyrim fetar, sepse, në mungesë të sigurisë, nuk mund të zhvillohet lirshëm as jeta fetare. Nga këtu, feja sigurinë e konsideron begatinë më të madhe që ka një shoqëri. Muhammedi a.s. ka thënë: “Kush gdhin duke qenë i sigurt (personalisht dhe familjarisht), i shëndetshëm fizikisht dhe duke pasur furnizimin ditor, ai është sikur t’i jetë dhënë e tërë dynjaja”.

Në këtë hadith flitet për sigurinë e përgjithshme: fizike, shëndetësore dhe materiale, pra për mirëqenien, por siç mund ta vërejmë së pari është filluar me sigurinë fizike, për shkak të vlerës dhe rëndësisë që ka në raport me mirësitë e tjera. Vetëm ata që kanë përjetuar luftëra dinë të bëjnë krahasimin në vlerë dhe rëndësi ndërmjet sigurisë dhe mirësive të tjera.

Siguria ka rëndësi të veçantë, sepse pa të jeta nuk ka kuptim. Në mungesë të saj, asnjë formë e jetës shoqërore nuk mund të zhvillohet lirshëm, andaj për të, duhet t’ia dimë Allahut, siç duhet t’ia dimë Atij edhe për mirësitë e tjera. Allahu në Kuran thotë: “Prandaj le të adhurojnë Zotin e kësaj shtëpie (Qabesë), 4. i Cili i ushqen ata në ditë urie dhe i siguron në ditë frike.” Siguria ka rëndësi të madhe edhe për jetën psikike dhe emocionale të njeriut. Muhammedi lutej shpesh që Zoti ta begatonte me mirësinë e sigurisë, e thoshte “…O Allahu im, më mbulo të metat dhe më ofro qetësi e siguri (nga çdo gjë që më frikëson)”

Siguria shoqërore vjen si rezultat i përmirësimit shoqëror, i ndryshimit për të mirë, i avancimit me të drejtat e qytetarëve, i drejtësisë dhe barazisë shoqërore. Ja çfarë na mëson Kurani: “Allahu u ka premtuar atyre prej jush që besojnë dhe që bëjnë vepra të mira, se do t’i bëjë mëkëmbës në Tokë, ashtu si i ka bërë ata para tyre dhe që do t’ua forcojë fenë e tyre, me të cilën Ai është i kënaqur dhe që frikën do t’ua shndërrojë në siguri….”/

Duke qenë se shtetet kanë miq dhe armiq, atëherë ruajtja e shtetit nuk mund të jetë vullnetare. Për këtë shkak, formimi i ushtrisë dhe përgatitja janë domosdoshmëri, përveç të tjerash, edhe për të frenuar armiqtë të cilët duan ta cenojnë sigurinë tonë. Ja çfarë na mëson Allahu: “Përgatisni kundër tyre kuaj dhe forcë për luftë sa të mundni, që të tmerroni armikun e Allahut dhe armikun tuaj, si dhe të tjerë veç tyre, të cilët ju nuk i njihni, por që Allahu i njeh. Çfarëdo që të shpenzoni në rrugën e Allahut, do t’ju shpërblehet dhe nuk do t’ju bëhet padrejtësi.” Meqë siguria ka kaq vlerë, atëherë edhe ata që e ofrojnë atë kanë vlerë të madhe: “Dy sy nuk do t’i djegë zjarri i Xhehennemit: syrin që qan nga frika e Zotit dhe syrin që kalon natën duke ruajtur në rrugën e Zotit.” Pra, Zoti do t’i dallojë me mëshirën e Vet besimtarin e devotshëm dhe ushtarin besnik. I pari kalon natën duke e adhuruar Zotin dhe duke qarë prej frikës së Tij, ndërsa i dyti rrezikon jetën e vet që t’i ofrojë siguri të tjerëve andaj edhe meriton këtë gradim te Zoti.

Sot, Kuvendi i Republikës së Kosovës ka miratuar ligjet për shndërrimin e FSK-ës në ushtri të rregullt. Është një ëndërr jona e kamotshme. Me këtë Kosova merr formë shtetërore më të qartë. Ne, qytetarët, do të ndihemi më të sigurt, më të qetë, sepse kemi ushtrinë tonë e cila na ruan dhe kujdeset për ne, andaj e kemi për detyrim fetar që të mos kursehemi nga lutjet drejtuar Allahut të Lartmadhëruar që ta ruajë vendin dhe popullin tonë, të na begatojë me mirësi e siguri, ta ruajë dhe ta forcojë ushtrinë tonë, t’i begatojë gjithë ata ushtarë me shëndet, forcë, kurajë, guxim e gatishmëri për të qenë gjithmonë në ruajtje dhe shërbim të vendit dhe popullit të tyre. Përhajr na qoftë ushtria, Zoti e begatoftë me të mira vendin dhe popullin tonë!”, përfundon shpjegimi i BIK mbi rëndësinë e pasjes së një ushtrie në shërbim të popullit. /tesheshi.com/

Related Posts

Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?
Ballkani

Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?

11/07/2025
Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…
Bota & Rajoni

Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…

11/07/2025
Albanese, “flakë për flakë” me SHBA
Bota & Rajoni

Albanese, “flakë për flakë” me SHBA

11/07/2025
Next Post
Protestat, “përmendet” rektori Koni: ja përse luftohem

Protestat, “përmendet” rektori Koni: ja përse luftohem

“Pavarësia nr.2”, Bac u kry: Kosova bëhet me ushtri!

“Pavarësia nr.2”, Bac u kry: Kosova bëhet me ushtri!

Fotot e fundit nga Jupiteri: ciklone dhe stuhi

Fotot e fundit nga Jupiteri: ciklone dhe stuhi

TË FUNDIT

  • Të fundit
Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

11/07/2025
Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?

Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?

11/07/2025
Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…

Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…

11/07/2025
Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

11/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Roald A. Hysa: Logo “hallall” dhe “turizmi hallall”

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni