Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Bashkëpunonte me DEA-n, vritet në Ekuador Iler Hidri, bosi shqiptar i kokainës; dëshmitë do preknin fijet e politikës në Tiranë

by te Sheshi
03/06/2017
in Kronikë, Kryesore, Të fundit
Reading Time: 4 mins read
A A
Bashkëpunonte me DEA-n, vritet në Ekuador Iler Hidri, bosi shqiptar i kokainës; dëshmitë do preknin fijet e politikës në Tiranë

Një ngjarje e ndodhur në Ekuadorin e largët ka shqetësuar shumë DEA-n amerikane, e cila ishte thuajse në përfundim të një superoperacioni për të kapur dhe zbuluar një rrjet të madh të trafikut të kokainës Ekuador-SHBA-Europë-Shqipëri, ku besohet se ndodhet koka e këtij narkotrafiku.

Një hetim i nisur prej disa vitesh dhe i udhëhequr nga agjencia e njohur amerikane e luftës kundër megarrjeteve ndërkombëtare të drogës, ka arritur të zbulojë një organizatë të fuqishme trafiku, e cila i pastron prej vitesh paratë në Shqipëri dhe që ka lidhje të fuqishme me grupe biznesi, madje edhe lart në politikën shqiptare.

Dyshimet prej kohësh kanë nisur të mblidhen me prova, dhe amerianët kanë arritur të depërtojnë në disa prej organizatave më të fuqishme të shqiptarëve në Amerikën Qendrore, të cilat sipas dyshimeve të DEA-s kanë investuar edhe në tregun mediatik shqiptar.

Një prej anëtarëve të kësaj organizate, Iler Hidri, një 36-vjeçar i njohur për ambientet e trafikut të furnizimit me kokainë të Europës, por edhe Shqipërisë, i cili kishte negocuar me DEA-n për t’u bërë bashkëpunëtor i drejtësisë, është vrarë dje në mesditë në qytetin Guayaquil, ndërsa ndodhej pranë tregut të madh, ku ishte parashikuar një shkëmbim shumë i rëndësishëm si pjesë e operacionit të DEA-s.

Siç duket, njerëzit e rëndësishëm të organizatës së trafikut kanë zbuluar bashkëpunimin e tij me amerikanët dhe e kanë ekzekutuar me plumb pas shpine. Një burim shumë i rëndësishëm në një nga agjencitë shqiptare ligjzbatuese, i tha tesheshi.com se policia speciale ekuadoriane dhe DEA, thuajse kanë arritur në identifikimin e vrasësit të Iler Hidrit dhe sipas të dhënave paraprake ai është një shqiptar i cili ka mbërritur në Ekuador të enjten mbrëma, me linjë direkte nga Madridi.

DEA pritet të ndërhyjë fuqishëm këto ditë nëpërmjet Interpolit në një operacion gjigand ë disa shtete të Europës dhe në Shqipëri, për të kapur pjesëtarët më të rëndësishëm të kësaj organizate.

Lajmet që vijnë nga Ekuadori flasin se vrasësi është shumë pranë arrestimit dhe mësohet se ka shumë prova për të dokumentuar veprimtarinë e këtij rrjeti kriminal.

Bëhet fjalë për një rrjet të madh, i cili e ka fushën më të madhe të veprimit në Spanjë, ku importon kokainën nga Amerika Latine dhe më pas e shpërndan atë në të gjithë kontinentin.

Sipas të dhënave që vijnë nga agjencitë ligjzbatuese, Hidri ishte pjesë e kësaj organizate të madhe, të kapur në tetorin e këtij viti në Barcelonë, e që më pas së bashku me disa kolegë të tij ka pranuar bashkëpunimin me drejtësinë.

Hidri ka qëndruar disa muaj në burg dhe vetëm pak kohë më parë është liruar si pasojë e një marrëveshjeje me DEA-n, e cila po udhëheq prej një viti operacionet antidrogë në Ballkan.

Në muajin tetor, brenda një dite u kapën rreth 70 baronë shqiptarë të drogës, të cilët më pas kanë rrëfyer se ata janë vetëm “kapitenë”, pasi “gjeneralët” dhe “konsujt” ndodhen në Tiranë.

Ky operacion u krye thuajse njëkohësisht me aksionin që nxori në pah rastin “Klement Balili”, i cili tronditi politikën shqiptare, por që tani çuditërisht s’po e përmend kush.

Tesheshi.com ka bërë të ditur që në fillim se Balili ka hyrë tashmë në lojën e shërbimeve, ku mendohet se është përpunuar, por ngaqë operacioni është në veprim e sipër të gjitha detajet  për të mbahen sekret.

Në operacione të tilla janë shumë të rrezikshme rrjedhjet e informacionit, pasi një gabim i vogël prish gjithçka, siç ndodhi dje me Iler Hidrin.

Në Tiranë ndodhet një celulë e fuqishme e DEA-s, e cila po ndjek në vazhdimësi lëvizjet e klasës drejtuese të trafikut, që mendohet se ka lidhje shumë të forta në oligarkinë e politikës shqiptare.

Pikërisht edhe vonesa e reformës në drejtësi, pra instalimi i Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Prokurorisë Speciale, ka patur për qëllim pengimin e operacionit të madh të kapjes së kokave të trafikut; kjo pasi është arritur që të dokumentohet edhe skema e pastrimit të parave.

Drejtoria e Pastrimit të Parave në kryeministri ka dokumentuar 411 raste pastrimi parash, hetimet ndaj të cilave pritet të ndiqen paralelisht me operacionin e trafikut të drogës, për të gjetur tangenten dhe përbashkimin e parave në Tiranë. Dhe rruga e tyre do të çojë natyrisht në atë që tanimë nuk është thjeshtë dyshim: kupolën e lartë të kësaj mafieje.

Madhe për të përforcuar këtë përpjekje që po mbështetet nga SHBA e BE, kanë qenë edhe vizitat në Tiranë e senatorit John Mçain, grupit të senatorëve që erdhën një muaj më parë, por mbi të gjitha vizita e zyrtarit të lartë të DASH, Hoyt Brian Yee, e cila ka shkaktuar një tronditje të nivelit të lartë.

E tani pritet të shkaktojë një ortek të vërtetë në ditët që vijojnë. Kryesisht pas zgjedhjeve. /tesheshi.com/

Related Posts

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?
Bota & Rajoni

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë
Ekonomi

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Kryesore

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Next Post
Dialogu me Serbinë, Haradinaj kërkon edhe përfshirjen e Amerikës

Dialogu me Serbinë, Haradinaj kërkon edhe përfshirjen e Amerikës

Basha: LSI, kjo SHPK drejt falimentit!

Basha: LSI, kjo SHPK drejt falimentit!

Rrënojat nënujore: atje ku jo shumëkush mund të hedhë një sy (foto)

Rrënojat nënujore: atje ku jo shumëkush mund të hedhë një sy (foto)

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni