Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Gruaja me turp që është izraelite

    Gruaja me turp që është izraelite

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

    Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

    Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

    Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

    Trump: a e piu vërtet kafenë që i ofruan sauditët apo jo?

    Trump: a e piu vërtet kafenë që i ofruan sauditët apo jo?

    Katastrofa e një populli prej 77 vitesh që vetëm Izraeli mund ta shkaktojë

    Katastrofa e një populli prej 77 vitesh që vetëm Izraeli mund ta shkaktojë

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Burgjet “full” të BE-së

    Burgjet “full” të BE-së

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Bashkë kundër PDK-së së Kadri Veselit…a është e mundur?

by te Sheshi
15/05/2017
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
Bashkë kundër PDK-së së Kadri Veselit…a është e mundur?

Nga Blendi Gashi

Katër partitë parlamnetare LDK, VV, AAK dhe NISMA janë duke bërë përpjekje që të ndërtojnë një koalicion që do e nxirrte PDK-në e Kadri Veselit në opozitë pas gati një dekade.

Ndërsa është i pamundshëm bashkimi në një listë i këtyre katër partive, ato tashmë po bëjnë matematikat se kush me kë të lidhin koalicion parazgjedhor me qëllim që të dalin triumfuese në zgjedhje dhe të marrin drejtimin e qeverisë.

Menjëherë pas rrëzimit të Mustafës, kanë nisur zërat për një koalicion parazgjedhor mes LDK-së dhe VV-së, AKR-së dhe Alternativës, çka hapur zyrtarë të kësaj të parës kanë shprehur qëndrimin “pro”, duke thënë se vetëm në këtë mënyrë mund ta rrëzojnë PDK-në.

Një tjetër koalicion që po synohet të ndërtohet anti-PDK është ai mes VV-së, AAK-së, NISMA-s dhe AKR-së.

Por aktualisht nuk ka shenja se mund të arrihet marrëveshja në fjalë mes partive, pasi VV po i vë kushte LDK-së për të hyrë në një koalicion parazgjedhor, ndërkohë që vështirë se mund të ndodh edhe një ribashkim VV-AAK-NISMA.

Dhe e vetmja mënyrë e sigurt për ta rrëzuar përfundimisht PDK-në nga pushteti është që të lidhet një prej koalicioneve parazgjedhore të cekura më lart, që do mund t’i nxirrte fitues në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit.

Por a ka gjasa të ndërtohet koalicioni i madh parazgjedhor që do e çon përfundimisht PDK-në në opozitë?

Analistët politikë shprehen skeptikë se mund të ndodh një gjë e tillë, duke ditur se partitë në fjalë koalicionet i lidhin në bazë të interesave dhe bëhet luftë e madhe për karrige, sidomos atë të kryeministrit.

Leon Duhanaj, thotë se çështja e koalicioneve është e komplikuar, posaqërisht nëse e analizohet diskursi publik i subjekteve politike, të cilat bëjnë luftë të pakompromis kundër njëra-tjetrës.

Duhanaj, posaqërisht e sheh të pamundur një bashkëpunim eventual të Vetëvendosje-s qoftë me LDK-në apo ndonjë parti tjetër, pasi sipas tij partia e Ymerit nuk është e sinqertë në punë të përbashkëta.

“Ju kujtohet bashkëpunimi opozitarë që patën me AAK-në dhe NISMA-n për Kosovën. Përderisa dy partitë tjera mobilizonin elektoratin e tyre për protesta LVV-ja bënte sehirë duke ua rekrutuar njerëzit (rasti Donika Kadaj Bujupi).

Në anën tjetër, të gjitha subjektet, në vend që të ofrojnë program zgjedhorë, bëjnë fushatë se si ta largojnë PDK-në, por kur të kryhen zgjedhjet, luftojnë se cila t’i ofrohet për koalicion. Kjo  nënkupton se të gjitha luftojnë ekskluzivisht për pushtet dhe për të arritur te pushteti nuk njohin as deklaratat paraprake as parime e as nuk ka pengesa programore”, thotë Duhanaj.

Duhanaj, mendon se secili subjekt do duhej të garonte me programin e vet, dhe koalicionet të lidheshin pas zgjedhjeve.

Islam Krasniqi, njohës i rrethanave politike, ndonëse e quan ide të mirë bashkimin e partive kundër PDK-së, thotë se një gjë e tillë vështirë se mund të ndodhë.

“Një koalicion i mundshëm parazgjedhor VV, AAK, NISMA dhe AKR mund ta dërgoi PDK-në në opozitë, sepse kërkesat e tyre kanë qenë të përafërta gjatë viteve të fundit dhe bashkimi i tyre do të sjell edhe fitore. Por, megjithatë mendoj se një qeverisje e suksesshme do të ishte mes VV-së, LDK-së dhe AKR-së, por kjo është e pamundshme dhe vështirë se mund ta çojë PDK-në në opozitë”, thotë Krasniqi për tesheshi.com.

Ndryshe, deri në mesnatën e të martës, partitë politike kanë për obligim të deklarojnë në KQZ koalicionet garuese në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 11 qershorit.

Kujtojmë se aktualisht koalicioni i vetëm parazgjedhor i ndërtuar është ai mes AAK-së dhe NISMA-s. /tesheshi.com/

Related Posts

Si reagoi lobi izraelit ndaj përjashtimit të Tel Avivit nga turneu i Trump-it
Gjeopolitikë

Si reagoi lobi izraelit ndaj përjashtimit të Tel Avivit nga turneu i Trump-it

15/05/2025
Udhëheqës perëndimorë që kundërshtojnë fuqishëm Izraelin, me gojën plot: “Shtet gjenocidal!”
Politikë

Udhëheqës perëndimorë që kundërshtojnë fuqishëm Izraelin, me gojën plot: “Shtet gjenocidal!”

15/05/2025
Një tezë e re politike nga Rama si ndihmë për opozitën
Politikë

Një tezë e re politike nga Rama si ndihmë për opozitën

15/05/2025
Next Post
Aleksandar Jabllanoviq sfidon Listën Serbe, garon në zgjedhjet e 11 qershorit me parti të re

Aleksandar Jabllanoviq sfidon Listën Serbe, garon në zgjedhjet e 11 qershorit me parti të re

Hoyt Yee: Basha ka vetëm një zgjidhje, paketën Mcallister; ndryshe zgjedhje pa PD-në

Hoyt Yee: Basha ka vetëm një zgjidhje, paketën Mcallister; ndryshe zgjedhje pa PD-në

“Kapeni për zhelesh” jo vetëm fjalë, aplikohet në parlamentin grek

“Kapeni për zhelesh” jo vetëm fjalë, aplikohet në parlamentin grek

TË FUNDIT

  • Të fundit
Pse Erdogan është një lojtar kyç në negociatat midis Ukrainës dhe Rusisë?

Pse Erdogan është një lojtar kyç në negociatat midis Ukrainës dhe Rusisë?

16/05/2025
Gruaja me turp që është izraelite

Gruaja me turp që është izraelite

16/05/2025
Marrëveshja 1.4 mijë miliardë dollarë mes Emirateve dhe Trump-it

Marrëveshja 1.4 mijë miliardë dollarë mes Emirateve dhe Trump-it

16/05/2025
Si reagoi lobi izraelit ndaj përjashtimit të Tel Avivit nga turneu i Trump-it

Si reagoi lobi izraelit ndaj përjashtimit të Tel Avivit nga turneu i Trump-it

15/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni