Kreu demokrat Basha ka përcjellë mesazhin se po i ka në krah gjermanët e CDU-së në rrugëtimin e tij politik drejt pushtetit.
I gjendur në një ftohësi ndërkombëtare pasi i është refuzuar regullisht aksioni i tij politik me djegie mandatesh, protesta të dhunshme, e më pas dhe me bojkot zgjedhjesh, Basha ndodhet në Lajpcig si pjesëmarrës në Kongresin e CDU-së, prej nga ku plot ngazëllim politik kumtoi mbështetjen që po merr.
“Po vij me duar plot…”, ka qenë një nga frazat e kryedemokratit në mesazhin e tij, një huazim nga ligjërimi i dikurshëm idelogjik i monizimit, e kjo pas artikulimit të frazës tjetër të ngjashme, në fjalëformim me të, “me ballin lart”, thënë në një takim të paradisaditëve me fermerët e Lezhës. /tesheshi.com/
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1714812881989102/?t=1