Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Bashçarshia e Sarajevës dhe tradita e mikpritjes

by te Sheshi
08/08/2015
in Kryesore, Turizëm & Udhëtime
Reading Time: 4 mins read
A A
Bashçarshia e Sarajevës dhe tradita e mikpritjes

Nga Roald A. HYSA

(Një udhëtim i shkurtër në kohë dhe në atraksionet kryesore të Sarajevës. Aty ku përzihen arkitektura osmane me atë austro-hungareze, ushqimet karakteristike dhe turistët nga e gjithë bota.)

Oborri i Xhamisë së Gazi Hysrev beut në Sarajevë kishte një qetësi të ndjeshme, e cila prishej shpesh nga zërat e turistëve. Japonezët ishin më të lëvizshmit dhe nuk linin gjë pa fotografuar me aparatet e tyre, si dhe me smartphonet me shkopat e gjatë duke bërë selfije pa fund. Të qëndroje pak minuta për t’u qetësuar në mahfilin e xhamisë nën shushurimën e shatërvanit ishte njësoj sikur të ktheheshe mbrapsht në kohë dhe të humbisje në labirinthet e meditimit. Jo shumë larg gjallëronte bashçarshija me njerëzit e pazarit, porse aty në mahfilin e xhamisë nuk depërtonte zhurma. Zërat e turistëve dhe të ciceronëve që i shoqëronin ishin zhurmat e vetme. Japonezë, turq, italianë, e nga të gjitha anët e botës zbarkonin në Vakufin e Hysrev Beut për ta vizituar. Hanikaja, Medreseja e re, Medreseja e vjetër së bashku me Kitabhanen dhe Bibliotekën e re të rinovuar tashmë pasi u dogj nga luftërat ishin me të vërtetë tërheqëse për t’i parë e vizituar me kujdes.

Aty e shihje historinë dhe mund ta prekje me dorë. Rrethimi i Sarajevës, një nga më të gjatët në historinë botërore të luftërave nuk dukej të kishte lënë shenja të dukshme. Njerëzit ishin munduar të ruanin gjithçka që ishte e vlefshme për kujtesën e Bosnjes dhe ia kishin dalë. Dorëshkrimet e vjetra qindra vjeçare tashmë strehoheshin në Vakuf, porse çdo gjë tashmë e modernizuar, qysh nga temperatura e mjedisit të kontrolluara elektronikisht, mënyrat e ruajtjes së librave, katalogim i kompjuterizuar etj.11830248_1203598049665794_617274859_n

Pallati i Bashkisë i ndërtuar nga austro-hungarezët me një arkitekturë të dallueshme islame, ku dominojnë harkatat andaluziane të Kordovës, si dhe bedenat osmane është një vend i preferuar nga turistët.

Byrekët ishin një specialitet i preferuar i kuzhinës boshnjake. Në Bashçarshi mund të shijoje qebapët e famshëm, si dhe atë që ne njohim si kafe turke, aty njihej si kafe boshnjake. Xhezvet e bakërta me filxhanët e porcelanit pa bisht të shoqëruar me llokume e sheqer me kubikë. Pastiçeritë me akulloret e ëmbëlsirat i gjeje kudo, porse çajtoret me stolat karakteristikë dhe nargjiletë me aroma të ndryshme ishin atraksioni i vërtetë i Sarajevës. Të dukej vetja sikur po jetoje në shek. XIX, kur mendon se çdo gjë ishte ruajtur me fanatizëm dhe të ofrohej me shumë kënaqësi. Një kënaqësi e veçantë ishte kur takoheshe me Shqiptarë që jetonin e punonin pikërisht në Bashçarshi. Njëri prej tyre ishte Zaim Iseini nga Gostivari, që së bashku më vëllain e vet menaxhonin një ëmbëltore mu në mes të bashçarshisë së Sarajevës. Numri i Shqiptarëve në Sarajevë e në krejt Bosnjen shkon në 5,000 frymë dhe karakteristikë e veçantë e tyre ishte se mbizotëronin në biznesin e ëmbëltoreve dhe bukëpjekjes.

Një tjetër atraksion turistik ishte edhe vizita në qytetin e Mostarit, ura e famshme mbi lumë, si dhe çarshia e vjetër, ku njësoj si në bashçarshinë e Sarajevës mbizotëronte ndërtimi me gur dhe çatitë me rrasa guri të ngjashme me ato të Gjirokastrës. Një burrë i vjetër i veshur me rrobet karakteristike boshnjake me një fes të kuq mbi kokë luante në sharki pjesë të ndryshme popullore. Qebapa, çaj e kafe dhe ndërtesat e gurit edhe këtu ishin ruajtur me fanatizëm. Ura e të dashuruarve është atraksioni kryesor i Mostarit për turistët, piktorët dhe fotografët. Njerëz mikpritës dhe të edukuar të ofronin shërbimet më të mira të mundshme, porse ishte historia ajo që ndjehej rëndom në atmosferën e këtij qyteti të vogël. Kushtet  e hotelerisë ishin shumë të mira dhe uji vinte me presion, e nuk ndjehej mungesa e tij si në qytetet tona.

Mënyrat e udhëtimit

Largësitë ndërmjet qyteteve ballkanike nuk janë aq të mëdha sa të kthehen në një pengesë për ata që e duan turizmin. Me autobusë apo me furgona turistikë nëpërmjet operatorëve të ndryshëm është një nga mënyrat e udhëtimit. Po ashtu edhe me fluturime të ndryshme, porse me këta udhëtimi nuk është se ta shuan kureshtjen për të parë natyrën e ashpër dhe të virgjër ballkanike. Të udhëtosh me automjetin tënd është e lodhshme, porse një udhëtim prej 400 km nga Tirana në Sarajevë mund të kthehet në një përjetim kënaqësish të natyrës, lumenjve dhe të rivierës bregdetare në kthim. Një problem që ndihej ishte ai i tabelave sinjalizuese, kur kaloje nga Podgorica në brendësi të Malit të Zi, por që ky problem zhdukej gjatë të gjithë bregdetit

11823819_1203598206332445_998347505_n

Vakfi themelues i Sarajevës osmane

Xhamia e Gazi Hysrev Beut është ndërtuar në vitin 1531 si objekti qendror i Vakufit, në të cilin përfshihen gjithashtu një mekteb dhe një medrese, një bezistan, një hamam dhe pazari. Ngritja e këtij vakufi nga valiu i Bosnjes Hysrev Beu i dha një zhvillim të madh qytetit. Emri i arkitektit që drejtoi punimet mbetet i panjohur ende, sipas disa spekulimeve ka qenë Mimar Sinani, por shumë studiues kanë rënë dakord, që ka qenë një tjetër arkitekt osman i quajtur Axhem Esir Ali Alaudini. Sipas dokumenteve historike punëtorët që e ndërtuan kanë qenë muratorë raguzanë. Xhamia e Gazi Hysrev Beut është xhamia e parë në botë që është elektrifikuar dhe ka përdorur ndriçimin elektrik më 1898 gjatë periudhës së perandorisë austro-hungareze. /tesheshi.com/

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”
Kryesore

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Next Post
Emrat e famshëm që krijuan teknologji të reja dhe ndryshuan botën

Emrat e famshëm që krijuan teknologji të reja dhe ndryshuan botën

Pas lirimit, Xhevdet Qeriqi thotë: Do të vazhdojmë rrugëtimin për të drejtat e veteranëve

Pas lirimit, Xhevdet Qeriqi thotë: Do të vazhdojmë rrugëtimin për të drejtat e veteranëve

Imami senegalez që bën thirrje për “xhihad të gjelbër”

Imami senegalez që bën thirrje për “xhihad të gjelbër”

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni