Në një takim të radhës me studentë, kreu i opozitës Basha tha se rinia do jetë prioritet tij nëse vjen në krye të qeverisjes.
Prioriteti im, ju të rinjtë. Qeveria ime do të zerojë tarifat e studimit për 90% të studentëve. Programi ynë për arsimin e lartë nuk do të lë asnjë të ri pa studiuar për pamundësi ekonomike.
Programi i arsimit do të nxisë stimulim të ekselencës, veçanërisht në fushat e teknologjisë së informacionit dhe sporteve.
Bursat e ekselencës do të përfshijnë edhe sportet. Ekspertët më të mirë të arsimit do të zgjidhin metodën e konkurrimit, jo politika”, tha Basha.
Ai iu kthye sërish 5 pikave të njohura të situatës pandemike, duke shprehur bindjen se nëse qeveria do i zbatonte nuk do ishte kjo situatë COVID.
“Ne sigurisht atë plan që i vumë në dispozicion qeverisë, jemi të gatshëm ta nisim ta zbatojmë prej ditës sonë te parë të marrjes së përgjegjësive të qeverisjes së vendit. Është plotësisht e përballueshme në qoftë se prioriteti jeni ju dhe për mua ju jeni prioriteti”, theksoi i pari i opozitës. /tesheshi.com/