Kreu demokrat Basha, pos që promovoi sërish idenë e tij për vetting të politikës, por tha se kjo nuk mjafton.
Në një bashkëbisedim me gazetarët, Basha tha se duhet dhe një lëvizje popullore, duke avancuar kwshtu nw thirrje “revolucionare”:
“Së bashku me vettingun është i nevojshëm edhe një aksion popullor. Opozita është pro pastrimit të drejtësisë dhe politikës nga krimi. Ligji që sapo kemi dorëzuar në Kuvend ka për qëllim që ministri i Brendshëm, ai i Drejtësisë por edhe Kryeministri të mos ketë lidhje me krimin. Nuk mjafton vetëm vettingu i politikanëv, por edhe një aksion i fuqishëm popullur janë të domosdoshme”, tha Basha.
Idenë e tij për vetting, e vlerësoi sërish dhe kryeministri Rama gjatë mbledhjes së Asamblesë së PS. /tesheshi.com/